• |
ide | kryesore

Fotoja e fundit e Elitës pohon më shumë shtatëzaninë

Paparazzi, Slider
auto_Elita_RUDI1429017834.jpg


Vetëm disa javë më parë, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja bukuroshe Elita Rudi e zyrtarizuan lidhjen e tyre duke u fejuar. Pas lajmit të fejesës, në disa media u cituan miq të afërm të çiftit të cilët pohonin se Elita është në pritje të ëmbël.
Madje, këto burime shtuan se kjo është edhe arsyeja e mbylljes së programeve që Elita moderon në televizion. Çifti i njohur nuk kanë bërë asnjë deklaratë lidhur me këtë lajm. Këto ditë, Elita ka ardhur në Tiranë dhe bashkë me motrën e saj ka pozuar për disa foto. E veshur me një fustan blu të gjerë, mund të shihet pak barku i rrumbullakosur edhe pse ajo është përpjekur ta fshehë disi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *