• |
ide | kryesore

A është shtatëzanë Morena Taraku?! Fotoja që ngre dyshimet

Paparazzi, Slider


Këngëtarja Morena Taraku ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes mediatike pas lidhjes dhe ndarjes së bujshme me miliarderin iranian, Sasha Sobhani. Në momentin që lidhja e tyre u bë publike dhe ata po shfaqeshin më të dashuruar se kurrë, krejt papritur i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Një ndarje jo shumë paqësore, e cila u pasua me thumbime të njëpasnjëshme nëpërmjet statuseve të ndryshme në rrjetet sociale.

Mirëpo pas ndarjes së bujshme Morena ka ngritur dyshimet se është shtatzënë. Ka qenë pikërisht një foto e publikuar prej saj në Instastory e cila ka ngritur dyshimet se ajo është shtatzënë. Këngëtarja shfaqet në këtë foto duke mbajtur në dorë  një biberon “rren” që përdorin bebat e vegjël dhe pranë saj ka vendosur një figurë engjëlli.

Pikërisht ky imazh ka nxitur fansat e saj që të aludojnë se Morena është në pritje të ëmbël. Ndërkohë pas këtyre thashethemeve pritet reagimi i këngëtares për t’i konfirmuar apo për t’i hedhur poshtë ato.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *