• |
ide | kryesore

Kush është “Chonga” dhe çfarë ndodhi me zogun e Tunës

Paparazzi, Slider


Tuna është një nga këngëtaret që ka thyer shumë tabu dhe një nga më të hershmet në industrinë e muzikës, por prej disa kohësh ishte shkëputur nga muzika për t’ju përshkushtuar familjes.

Fjala është për Tunën, këngëtaren që i fiksoi të gjithë me këngën “Fenix”, teksa i drejtohej vetes si “Zogu më i mirë prej krejtve”.

Para dy ditësh Tuna është rikthyer fuqishëm me një këngë ritmike me titullin “Chonga”, por çfarë do të thotë “Chonga”?

“Chonga” nënkupton një femër latine e klasës punëtore të cilat vishen dhe shpesh veprojnë në një mënyrë të seksualizuar, të zhurmshme, ndonjëherë agresive. Termi gjithashtu ka tre kuptime: si sinonim për prostitutë, për t’iu referuar një gruaje që vepron “gangsta” ose sillet si e tillë dhe termi përdoret gjithashtu midis shoqeve, si një mënyrë gazmore për të përshëndetur njëra-tjetrën.

Përveç titullit, shumë aludojnë që Tuna është rikthyer në muzikë pas hyrjeve të reja të cilat e quajnë veten “mami” dhe rrepere, si për t’u bërë diss, pasi edhe Tuna dëgjohen në këtë këngë teksa thotë “thirrëm mami”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *