• |
ide | kryesore

Queen B “mer” në kontroll drejtimin e Vogue

Paparazzi, Slider


Beyoncé është në kopertinën e prestigjiozes Vogue për muajin shtator. Por në mënyrë fare të pazakontë, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, i ka lënë Beyoncé-s të drejtën të kontrollojë gjithçka nga seti i fotografive. Një vendim që ajo gjithashtu e merr për herë të parë është zgjedhja e fotografit. Tyler Mitchell, ai që ka realizuar foton e Beyonce, është vetëm 23-vjeçar.

Me një punë të shkëlqyer, Tyler, në fakt, është i pari fotograf me ngjyrë, të cilit i besohet një kopertinë si ajo e Vogue US. Një burim tha për HuffPost se arsyeja fshihet te diva e muzikës: “Arsyeja pse një fotograf 23-vjeçar me ngjyrë ka realizuar setin e fotografive të Beyoncé për kopertinën e Vogue është sepse këngëtarja ka përdorur fuqinë e saj për ta bërë Mitchell ta bëjë këtë punë.” Ky nivel i kontrollit kreativ, të cilin divës së muzikës ia la kryeredaktorja e Vogue, nuk është i zakonshëm, madje nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, por kur është fjala për Queen Bey, përjashtimet janë të kuptueshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *