• |
ide | kryesore

Chris Martin shfaq bashkëpunimin me Aviccin

Paparazzi, Slider


Një këngë e papublikuar më parë e Avicii, në bashkëpunim me Chris Martin, e titulluar “Heaven”, pritet të dalë në muajt në vijim.
Bashkëpunëtori i DJ suedez, Carl Falk deklaroi se po punon me disa këngë të papublikuara të Avicii, përfshirë dhe atë me liderin e “Coldplay”.Falk shprehu ndjesitë e tij përmes një postimi në “Instagram”: “Kalova një ditë emocionale dhe të çuditshme, pasi po mundohesha të mbaroja këngën me të gjitha mënyrat. Nuk është njësoj puna pa ty rrotull, pa dyshimet e tua për çdo detaj të këngëve”. Pas vdekjes së DJ të njohur, më 20 prill, u përfol se ai ka lënë pas rreth 200 këngë të papublikuara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *