• |
ide | kryesore

Deklaratat/ Pse e sulmoi Rama gjyqtaren e Vlorës?

Arkiva, Kryesore

E gjithë qeverisja që ndodhet me pushime është mobilizuar dje për të denoncuar “en bloc” rastin e lirimit të një të dënuari që akuzohej për tentativë vrasjeje. Në pamje të parë akti i gjykatëses nga Vlora duket skandaloz. Herila Çela, më 6 gusht 2018 vendosi të nxjerrë në arrest shtëpie Tauland  Beqiraj, edhe pse ishte po kjo gjyqtare që më 25 qershor kishte dhënë masën paraprake “arrest me burg” për këtë person. Vendimet e mara prej saj saj të bëra tashmë publike në media tregojnë kontradikta të thella. Ajo e ka lëhtësuar masën e arrestit për të burgosurin duke gjetur artrificin se arma që iu kap atij nuk kishte shenja të gishtave dhe përdorimi nga Beqiraj.

Por ajo nuk mori aspak parasysh se policia e kishte kapur personin në fjalë në kushtet e thyerjes së arrestit të shtëpisë dhe ai akuzohej si pjesmërrës në një vrasje gjatë përplasjes së dy bandave rivale në Vlorë. Deri këtu është kronika. Pastaj filloi fortuna politike. Në tribuna dolën pothuajse të gjithë titullarët e institucioneve që janë kthyer nga pushimet.

Nga selia e ministrisë së brendëshme foli zv/ ministri Besfort Lamallari i cili me nota politike theksoi se “Duke e konsideruar ndërtimin e shtetit ligjor dhe drejtësinë si vlera dhe destinacioni ynë i përbashkët; në emër të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit apelojmë institucionet përkatëse, si dhe organin e akuzës, të reagojë për të ndërtuar kulturën e barazisë para ligjit, ndëshkimin e ashpër ndaj çdo personi të përfshirë në veprimtari kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Po në të njëjtën ditë zv ministri i drejtësisë, Toni Gogu i dha një ngjyrim edhe më partizan ndërhyrjes së tij: “Sistemi i drejtësisë, këmbëngul të japë vendime qartazi të paligjshme që vijojnë të provojnë kalbëzimin e tij dhe drejtesinë e reformës, që po zbatojmë përmes Vetingut, e jo vetëm”. 

Dhe sikur të mos mjaftonte mobilizimi i dy dikastereve të rëndësishme, pas tyre e mori fjalën edhe kryeministri i cili e shpuri në ekstrem propagandën, “Vettingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”, shkruajti ai në Facebook.

Lexo me tej:

Denoncimi/ Si e liroi gjykatësja Herila Çela të arrestuarin nga policia

Pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkimin e gjyqtares, zbardhet vendimi që liroi 28-vjeçarin nga Vlora

Mjafton të lexosh me kujdes togfjalëshat e Ramës, lidhjen mekanike që ai i bën një rasti që nuk ka të bëjë direkt me vettingun dhe pastaj politizimin e panevojshëm, por të qëllimshëm,  që i kanë bërë edhe dy ministritë këtij rasti, për të kuptuar se rilindjes me sa duket më shumë se rasti në fjalë i intereson propaganda rreth reformës në Drejtësi që përditë e më shumë po shton dyshimet për ndërshmërinë dhe efikasitetin e saj.

Vërtet në pamje të parë, rasti i gjyqtares nga Vlora duket skandaloz, vërtet ai kërkonte një reagim institucional, por ky mobilizim i gjithë shtetit kundër saj është një nga ato tejkalime mase që shndërrohen në boomerang.

Po të shohësh me kujdes tekstin e Ramës vëren një kontradiktë të çuditshme. I njëjti njeri që thotë për ministrin e vet të Brendshëm, se në demokraci njeriu nuk mban përgjegjësi për vëllain, nuk ka fare droje që rastin e një gjyqtareje ta përdorë si ilustrim për gjithë sistemin.

Dhe kjo të bind se pavarësisht nga mëkatet e saj (dhe ky që u bë publik së fundi me sa duket nuk është i pari), shumicës parlamentare nuk i intereson fare rasti i Herila Çelës. Ajo e peshkoi atë në mes të vapës si një trofe për të vazhduar propagandën e zakonshme se e vetmja gjë që nuk funksionon në këtë vend është drejtësia.   

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Drejtesia ka marr fund me kohe dhe te gjithe keta jane super super mafioza , e sigurt eshte se ky palla yne nuk bene ,nuk ka per te bere dhe nuk do qe te beje drejtesi .

  2. Po pse Edvin palloshi nuk reagoi kur gjyqtari we kaloi vetingun liroi Arben Frrokun,pse qelbesirat e rilindjes nuk Reaguan kur I happen kufirin we te arratisej Frroku? Pse qelbesirat e rilindjes nuk reaguan kur gjyqetari we liroi Frrokun u konfirmua ne detyre?Pse ONM nuk e ankimoi vendimin e KPK per kete gjyqetar we liroi kriminelin we vrau komisar Dritan Lamaj ? Kjo tregon edhe nje here se ONM eshte vene ne sherbim te qelbesirave per te kapur drejtesine sic beri Sali Maloku me gjuqetaret politik!

  3. Keta rilindas komuniste pona e bejne drejtesine,,,,,keshtu si dua une,,, vetem per psikopatin, qe ti shpetoi vete drejtesise. Shkeljet qe jane bere nga vetingu ramist e tregoi qe nuk eshte veting, por pastrim, e rregullim me elementet e trashegimtaret e regjimit te baballareve te tyre. Ky deshtim ketyre po u duket fitore qe do jete neser bumerang per bemat e qelbesirave.

    1. Edhe urrejtjen e hapur krahinore që paske për doktor Berishën o “Ladi”, e shoqëron me injorancën e gabimeve në drejtëshkrim, kur shkruan Sali e me gërmë të madhe e fillon mbiemrin “Maloku”.
      A ka mundësi o injorant , të na përmendësh me emra se cilët mafiozë të drogës apo trafikante prostitucioni ka bërë “Sali Maloku” deputete, ministra e kryetarë bashkishë, siç është faktuar se ka bërë bojaxhiu psikopat Rama ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu