• |
ide | kryesore

Spanja humb një tjetër kampion: “Dua të përqendrohem tek Barcelona”

Sport



Pasi ka fituar gjithcka (një Botëror e një Europian) Gerard Piquè ka vendosur të largohet nga Kombëtarja e Spanjës. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi i Barcellona, i cili gjatë konferencës së shtypit të prezantimit të Superkupës spanjolle ka deklaruar: “Kam folur me Luis Enrique dhe i kam komunikuar atij vendimin tim. Kam kaluar vite të mrekullueshëm, por tani dua të përqendrohem tek Barcellona”.

Raportet mes Piqué e La Roja nuk kanë qenë kurrë idilikë duke qenë se mbrojtësi qendror në disa raste e ka manifestuar hapur (edhe përmes gjesteve sinjifikativë) përkatësinë e tij ndaj Katalunjës përfshirë edhe pozicionimin e fortë në rastin e referendumit të fundit për pavarësinë katalanase gjatë së cilës pati edhe përplasje të ashpra në Barcellona.

Pas Andres Iniestas, një tjetër kampion i largohet Spanjës që ka nisur të mendojë për të ardhmen, edhe për Enriquen nuk do të jetë aspak e lehtë të zëvendësojë kampionët e larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *