• |
ide | kryesore

Brenda dasmës së Ledionit dhe Sarës në Komo të Italisë

Paparazzi, Slider


Mbrëmjen që shkoi trashëgimtarja Sara Hoxha u martua me moderatorin Ledion Liço, në një ceremoni shumë private dhe luksoze në Como të Italisë.

Të pranishëm në ceremoni ishin të afërm të çiftit, miq, bashkëpunëtorë, moderatorë dhe këngëtarë, të cilët si duket kanë qenë të porositur që të mos postonin foto të çiftit.

Çifti më i ri e kreu betimin në ambientin e jashtëm të hotelit dhe buzë liqenit, ku fjalimin më prekës mbajti Lori, fjalim që zgjati disa momente të mira teksa kujtonte momentet më të mira dhe ato që u desh forcë për t’i përballuar me motrën e saj.

Sara dukej rrezëllitëse në dy fustanet e bardhë dhe nën grimin e artistit ndërkombëtar të make up-it Patrick Ta.

Më poshtë janë disa nga fotot e shkëputura nga dasma e Sarës me Ledionin.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *