• |
ide | kryesore

Reperi Ludacris surprizon klientët e supermarketit

Paparazzi, Slider


Ludacris ka bërë një xhest që ka prekur zemrat e shumë njerëzve. Ai ka ndihmuar një zonjë në nevojë, Therra Jaramillo e cila mësohet se ka përfituar nga ndihma e reperit gjatë kohës që ajo ka qenë duke bërë pazar.
Me anë të një postimi në Facebok, Therra ka shkruar se nuk kishte para për të blerë ushqime dhe nuk e përballonte dot faturën.
“Isha me fat që një djalë i quajtur “Chriss”, u shpreh se do më ndihmonte dhe ka paguar faturën time prej 375$.”
Zonja nuk e kishte njohur, derisa kasierja i ka thënë se kush ishte në të vërtetë personi që e ka ndihmuar.

Por nuk ka qenë vetëm dita me fat e Therrës, sepse Ludacris nuk është ndalur ,me kaq. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me persona të tjerë, duke u treguar i gatshëm të paguajë faturat e tyre.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *