Në Tangeri ishte gara e parë zyrtare e Barcelonës, e para e Lionel Messit si kapiten, pas lamtumirës së Iniestës, por përballë Sevillas fenomenin e bën në minutën e fundit të kohës së rregullt Ter Stegen. Portieri gjerman i ka dhënë trofeun katalnasve, duke pritur penalltinë e Ben Yedder në minutën e fundit të kohës së rregullt.
I ftohtë dhe i saktë Ter Stegen, që korigjoi gabimin e bërë ndaj Alex Vidal, në kohën kur 2-2 mund ti krijonte probleme Barcelonës në kohët shtesë.
Sevilla iluzionoi me golin e shpejtë të Sarabia në minutën e 9, por ekuilibrat i vendosi Piqué në minutën e 42’ ndërsa Dembelè shënoi golin e dytë për skuadrën e Valverdes në të 78’.
Kështu, Barcellona rrëmben Superkupën e Spanjës numër 13 në historinë e klubit dhe Messi të parën si kapiten.