• |
ide | kryesore

Tragjike në Itali/ 39 të vdekur nën rrënojat e urës së shembur në Xhenova

Kryesore



Një urë gjigande në Itali, mbi të cilën kalonte autostrada A10 është shembur për arsye që ende nuk dihen, duke rrëzuar makinat që udhëtonin mbi të, nga një lartësi prej 100 metrash. Numri i viktimave qe kane shkuar ne 39 do të kërkojë kohë për t’u saktësuar, por Ministri italian i Transporteve, Danilo Tonineli foli për një “tragjedi shumë të madhe”, ndërsa agjensitë e lajmeve italiane flasin për dhjetëra vetë që kanë humbur jetën mes rrënojave.

Pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes, janë shokuese. Njerëz të tmerruar që filmojnë rrënojat e urës dhe që ngashërehen nga ajo që shohin. Video është bërë virale në internet, pasi tregon një moment kur ura është duke u shembur. Bashkë me të bien edhe makinat që udhëtonin në autostradë.

Rrënojat e strukturës së shembur janë masive gjigande betoni,s iç duken edhe nga pamjet. Bashkë me to kanë rënë makina dhe kamionë që u gjendën mbi pjesën e urës së shembur. Janë me qindra policët, mjekët, zjarrfikësit dhe shumë të tjerë të angazhuar për të kërkuar të mbijetuar mes rrënojave.

Ura, e ndërtuar në vitet 60, njihet ndryshe si ura Morandi. Pjesa poshtë, ku ka rënë struktura e betonit, është një zonë industriale pak e banueshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *