• |
ide | kryesore

Zbulimi i Klopp: Karius për pak shkatërroi transferimin e Alisson

Sport



Fundi i një makthi për Loris Karius pas dy gafave të tmerrshme në finalen e Champions League: portieri, në fakt, është në rrugën e daljes nga Liverpool. Do të nisë gjithcka nga Turqiame fanellën e Besiktas ku e pret një kontratë me 1 milionë e gjysëm euro në vit.
Gjermani do të fluturojë drejt Turqisë e ndërkohë Jurgen Klopp ka zbuluar një prapaskenë interesante, aq sa blerja e Alisson nga Roma për 60 milionë euro mund të dështonte.

Fajin e kanë shumë kritika për Karius, pas gabimeve në Kiev: “Mënyra se si njerëzit reaguan negativisht ndaj Loris pas finales gati më bindi të hiqja dorë nga Alisson e të vazhdoja të luaja me të”, tha ish- tekniku i Dortmund në një intervistë për Kicker.

Në fund një urim për Karius: “Tani është 25 vjec, një moshë kur portierët vazhdojnë të përmirësohen. Të gjithë numrat 1 më të mirë bëjnë gabime. Por jemi totalisht të kënaqur me të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *