• |
ide | kryesore

Natalie Portman me regji dhe rol të dyfishtë

Paparazzi, Slider


Natalie Portman jo vetëm do të jetë regjisore në një film biografik e dramatik, por dhe do të interpretojë binjaket Esther e Pauline Friedman. Aktorja do të tregojë historinë e dy motrave shkrimtare e opioniste, me një rivalitet të hidhur profesional, që nuk ndryshon shumë dhe nga jeta private.

Katie Robbins, që punon si producente në “The Affair” në “Showtime”, do të shkruajë skenarin që do të prodhohet nga Peter Saraf e Dani Melia.

Portman ka debutuar në regji me filmin dramatik të vitit 2015 “A Tale of Love and Darkness”. Filmi i ri do të tregojë ngjarjet e një harku kohor prej 15 vjetësh, duke nisur prej 1999-s deri në ditët e sotme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *