• |
ide | kryesore

Festa e madhe për ditëlindjen e Michael Jackson

Paparazzi, Slider


Ishte data 25 qershor 2009 kur në Los Angelos ai humbi jetën pas një sulmi në zemër të shkaktuar nga helmimi me propofol një drogë anestezie që e ndihmonte ata në gjumë. Një parti e madhe do të zhvillohet në Las Vegas në kujtim të  legjendës.

Disa festime do të mbahen në SHBA me 29 gusht, ku familja e tij ka thirrur fansat e këngëtarit nga e gjithë bota në një party që do të quhet “Michael Jackson Diamond Birthday Celebration”. Festa do të nisë me tingujt e muzikës së yllit të popit dhe hitet e tij duke përfshirë “Thriller”, “Bad”,  “Billie Jean” , “Smooth Criminal” . “Beat It”. Në festën e madhe do të jenë edhe fëmijët Paris dhe Prince dhe vëllezërit Jackie, Marlon dhe Tito.

Për ata që do të jenë në Las Vegas kujtimi i Jacko do të jetë i gjallë në formën e disa nismave si “Bye Thriller Again”, pas lajmit se albumi “Greatist Hits 1971-1975” u bë më i shituri në SHBA duke kaluar edhe albumin e Michael Jackson i publikuar në vitin 1982 dhe i shitur në 110 milion kopje. Kjo është një mundësi që albumi të arrijë edhe njëherë vendin e parë dhe “Billie Jean” e “Beat it” të kryesojnë listat.

Gjithashtu në festën e organizuar do të ketë kostume të ngjashme me atë që Jackson kishtë në klipin “Thriller” të dizenjuar nga Hugo Boss.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *