• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Has, vdes vajza 6-vjeçare

Lajme, Të fundit


Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në Has. Nga të dhënat e para mësohet se viktima është një vajzë 6-vjeçare. Dy makina, një me targa kosovare dhe një tjetër me targa shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

“Në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe”, njoftoi Policia.

©LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *