• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Një kalimtar humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në zonën e Shkodrës si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Trush, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku mjeti i drejtuar nga V.J. 41 vjeç përplasi për vdekje këmbësorin H.F.

“Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *