• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në Tiranë, motomjeti shtyp këmbësorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar reth orës 10:25, tek Brryli. Policia bën me dije se motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin T. B., 88 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

“Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç.  Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *