• |
ide | kryesore

Aksident në afërsi të rrethit të Shkozës, makina bie në lumin e Lanës

Lajme, Të fundit
Durrësit, Dibër



Një aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në lumin e Lanës.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05: 30 në afërsi të rrethit të Shkozës. Nga ky aksident është plagosur shoferi 35-vjeçar me inicialet F. H. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *