• |
ide | kryesore

Vdekja e nënës shtatzënë në maternitet, prokuroria çon mjekun dhe dy infermierët për gjykim

Lajme


Plot 16 muaj hetime i janëdashur prokurorisë së Tiranës që të dërgojë në gjyq një mjeke dhe dy infermierë për vdekjen e nënës shtatzënë, Aida Çajka në 16 shtator të vitit 2016.

Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’.

Sipas prokurorisë,  Çajka nuk mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Prokuroria e Tiranës, bën me dije se nëna shtazënë nuk ka marrë ndihmën mjekësore sipas protokollit.

Në shtator të vitit 2016, Aida Çajka 35 vjeçe, kishte shkuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë për të lindur, por ndërroi jetë në muajin e 9-të të shtatzënisë së bashku me foshnjën e saj.

Menjëherë pas ngjarjes, familjarët akuzuan mjekët.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *