• |
ide | kryesore

“Do të djegim ty dhe familjen tënde”, kërcënohet gjyqtari në Korçë, procedohen penalisht 2 autorët

Lajme, Të fundit



Gjyqtari i Korçës, Besnik Shehu ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë nga dy persona mëngjesin e sotëm: Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha.

Dy personat në fjalë kanë qenë në proces gjyqësor për pronat, dosjes e së cilës e ka gjykuar Besnik Shehu në shkallë të parë. Sot, procesi gjyqësor në fjalë është në Gjykatën e Lartë.

 Mësohet se ata kanë kërcënuar se do djegin atë dhe familjen e tij.

“Do të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh”, janë disa nga kërcënimet që gjyqtari pretendon se i janë bërë pasi ka dalë nga banesa.

Policia ka ndaluar personat ndaj të cilëve ka bërë kallëzim gjyqatri dhe pas marrjes në pyetje i ka lënë të tirë. Ndaj tyre ka nisur procedim penal për Kanosja për shkak të detyrës.



4 Comments

  1. Po per gjykatesit qe vjedhin gjene e tjetrin nuk ka ndjekje penale. Atehere ne pidh te semes vafshi.. bashke me familje.

  2. T’ja marresh pronen tjetrit dhe t’ja japesh atij qe nuk e ka jo te te djegin por me fis e sorollop o ndyresirat e c’drejtesise tu rjepin lekuren per se gjalli.

  3. Nuk Ka bere vaki
    Ti mban tapine
    Ai merr e shet pronen me njecope pacavure .
    Ketà gjyqtare duhej vare me ligj
    Jo te shkosh ti kercenosh
    Mire ia dhjeu ai belgu i onm
    Bo ll genjyt tregoni te verteten
    Ai me 10 gjyqe ju acaruan nervat
    Mendo pronaret qe Jane bere si lypsare me tapi ne dore.
    Shet tjetri pronen tende merr
    Dhe ti rri e shikon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *