• |
ide | kryesore

Turneu Ballkanik i Thaçit / Një lojë personale?

Arkiva, Kryesore, Lajme



Turneu i presidentit Kosovar Hashim Thaçi që vizitoi dje homolgun e tij malaez Milo Gjukanoviç dhe sot kryeministrin maqedonas Zaev është një përpjekje për të heshur zërat gjithnjë e në rritje se një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës do të hapë kufijtë e Pandorës dhe do të shtojë mundësinë e luftrave të reja në Ballkan. Pavarësisht se në rrjetet e tij sociale Thaçi ka komentuar se ai ka marrë mbështetjen e homologëve Ballkanas, duket se me ta ai nuk ka folur konkretisht për temën e nxehtë të shkëmbimit të territoreve.

Në njoftimin për shtyp pas takimit me Milo Gjukanoviçin përmendet termi “përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore”, ndërsa për atë në Shkup fjalët janë zgjedhur të tilla që të mos shqetësojnë askënd: “Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”tha këtë të mërkurë Zaev.

Thaçi në Shkup, thotë se marrëveshja e tij me Vuçiqin nuk e cenon Maqedoninë

Thaçi – Zaev te merkuren ne 12 shtator ne Shkup

Gjukanoviç- Thaçi te marten 11 shtator, Podgorice

Pra, Thaçi megjithëse në Prishtinë flet për korigjim kufijsh dhe me anë të zëdhënësve të tij mediatikë lë të kuptohet shkëmbimin e teritoreve, me fqinjët ka folur – të paktën nga ato që kumtojnë deklaratat zyrtare- për tjetër gjë: për zgjidhje, paqe dhe marrëveshje.

Gjithësesi, presidenti kosovar është munduar ti qetësojë bashkëbiseduesit: “Nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje që cenon miqtë tanë as Maqedonisë, as Shqipërinë as malin e Zi dhe asnjë vend tjetër, por do të jetë një marrëveshje e koordinuar në plotësi me BE’në me SHBA dhe miqtë e partnerët tanë”, ka thënë Thaçi.

Por, pavarësisht nga këto nuanca të komunikimit public mbi turneun ballkanik të thaçit ngrihen disa pikpyetje.

Si mund të kërkojë ai konsensus Ballkainik, kur ka kundër pothuajse gjithë skenën e politikës në vendin e tij?

Si mundet të qetësojë ai homologët fqinjë, pa si siguruar ata se cilat janë termat realë të paktit me Beogradin?

Si mundet ai të mbledhë mbështetje rajonale kur ene është para kundërshtimit të vendosur të vendeve si Gjermania apo Britania e madhe?

Në këtë kuptim, turneu i Thaçit, me aq sa duket nga deklaratat zyrtare, është një shumë një lëvizje për faktorizimin e vet personl sesa një mbledhje konsensusi për një projekt i cili vetëm përflitet por nuk është afishuar zyrtarisht.

Ky turne me shumë gjasë do të forcojë pozitën e presidentit i cili e ka mbështetur këtë proces mbi dy kolona: “Unë e di cçfarë do të ndodhë” dhe “të tjerët nuk kanë pse kundërshtojnë kur dy armiq historikë merren vesh mes njëri tjetrit”.

Ndërkohë, kundërshtarët e tij në Prishtinë e kanë akuzuar Hashim Thaçin se po i nënshtrohet vullnetit të Serbisë, që sot ndihet ndërkombëtarisht më e fortë për të ndarë Kosovën, vetëm për ti shpëtuar përmes faktorizimit politik, kërcënimit që i vjen nga Gjykata Speciale.

Nëse kjo hipotezë qëndron, atëherë izitat e tij në Podgoricë dhe Shkup, nuk përjashtohen të jenë lëvizje në këtë drejtim.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *