• |
ide | kryesore

Grenell tregon prapaskenat që çuan në burg Hashim Thaçin

Arkiva, Kryesore, Lajme
thaci grenell



Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë presidencës Trump, Richard Grenell, ka treguar kulisat që shpunë në burg Hashim Thaçin. 0

Ai ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith (djathtas në foto), ndërhyri kundër ish presidentit kosovar pikërisht në momentin kur Kosova dhe Serbia ishin në prag të arritjes së marrëveshjes finale.

Grenell theksoi se aktakuza ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara erdhi pasi patën filluar negociatat për arritjen e “marrëveshjes finale e cila përfshinte edhe zhbërjen e Gjykatës Speciale”.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Kosova nuk është më e mirë me Hashim Thaçin në burg

“Një grup prokurorësh nuk mundën të gjenin prova kundër Thaçit dhe ish-prokurori tha se nuk kishte asgjë në të e mbylli dosjen dhe iku. Haga vazhdoi të shpenzonte dollarët amerikanë dhe Jack Smith shpenzoi vite duke hetuar për krime lufte”, ka thënë Grenell për Smithin në një intervistë me Donald Trump Jr në një platformë online.

Aktakuza kundër Thaçit erdhi në qershor 2020, vetëm pas njoftimit se Thaçi e presidenti serb po shkonin në Shtëpinë e Bardhë.

“Duhej ta negocionim dhe ta arrinim një marrëveshje historike mes të dyja palëve. Unë i tregova Departamentit të Drejtësisë se ata (Hashim Thaçi dhe Vuçiç kishin rënë dakord ta zhbënin gjykatën në Hagë, që drejtohej nga Jack Smith, me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka rrëfyer Grenel. Ai ka vazhduar se nga Departamenti i ishte thënë se këtë duhet ta dinte edhe vetë prokurori special Smith.

“Dy ditë më vonë dëgjova se Smith kishte thënë, ‘Nuk mund ta bëni’. Tri a katër javë më vonë, Jack Smith njoftoi për aktakuzën ndaj Thaçit. Para se të vinte në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi u dërgua në Hagë dhe ende është në burg”, ka thënë Grenell. Në atë kohë pasi u njoh me akuzën edhe ish presidenti kosovar aludoi për një komplot. “Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar”, tha Thaçi në atë kohë. “Kjo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi”.

Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza në Hagë

Jack Smith  e la detyrën e tij në fund të vitit 2022 dhe tani është rikthyer në SHBA për ta hetuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Objektivi i tij i ri është që të fokusohet në hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në shtëpinë e Trumpit dhe për rolin që ish-presidenti e pati në sulmin e 6 janarit në Capitol.

 



9 Comments

  1. Po zoti grenell se tregon te verteten akuzat,fakte dhe denancimet jon bere nga serbia …!dhe sot hashim pordha akuzohet per vrasjet e shqiptarve ,as per transpllatim te veshkavve,as per vrasje te noj serbi.!Serbia e shfrytzoj hashimin ne fund e futi ne burg,sa per marrveshje historike qe thote grenell ky mik i serbise …po falja e veriut …!trepca dhe ujmani ky eshte problemi qe us dhe eu ,qojn mjegull duke kritiku qeverin aktuale deri ne kercnim ushtarak nga serbia.

    1. Grenell është kurvë njëlloj si eskobari, hashimi edvin kristaq rama e shumë internacionalistë-neokomunistë

  2. Me shkurt ju ka prish pazaret pazargjinjve
    Ndarjen e Kosoves sa per hashim matrapazin mir eshte atje ku eshte ishalla nuk del kurr se kan vra shum shqiptar

  3. SPAK ka një kallëzim për nga familja Haklaj për krimet ndaj anëtarëve të saj. Lista e të kallëzuarve kryesohet nga Sali Berisha, duke vijuar me Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Haki Hoxha, Tahir Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Çut Neza, Sadri Neza, Xhaferr Hoxha, Medi Hoxha dhe Guxim Byberi. Myftar Lumneshi u shfaq në betejën e Berishës për të marrë selinë e PD

  4. Zoti Bushati, vetem ta rikujtoj qe: Kosova eshte shume shume me mire pa Hashim Thaqin se me të.
    Ai ka qene e keqja e Kosoves, hajn, i pashkolluar sa duhet, dialogues shume i dobet, dialogjet i ka udheheq me mentalitetin e ndonje shitesi te autoveturave.
    Nuk ka kaluar asnje tender pa u kontrolluar perqindja e fitimit per te.
    Biznismenët e shquar asnjehere nuk kane fituar tender, te gjithe rrugaçët i kan fituar pasi kishin mentalitet hajnie te njejte.
    Disa biznese jane ngritur shume larte financiarisht, pasi kan shperla para per te dhe klanin e tij.
    Kemi fatin qe Serbinë e udheheq personi i kategorisë së Thaqit, andaj edhe po fundoset Serbia çdo dite e me shume.

  5. KA DAL RAMA ME TRASTE NE DORE
    ME LYP VOTA PER PARTINE
    NJE FLAMUR DAL BOJE MBI KRY
    SA KRENAR PER SHQIPERINE

    GJER ME SOT I ECI ZARI
    DUKE SHIT PER DJATH SAPUNIN
    SAHARA BERE SHQIPERINE
    RINISE I VURI DRUNIN

    E MBAN VETEN PER LIDER
    GJEZDIS BOTES NATE E DITE
    TUJ NA NXJERR SERIN PAZARIT
    BADJAVA VETEN TUJ SHIT

    E KA LANE PA GJUM ALBINI
    NE GRACKE SPO E FUT DOT
    PER TJA FAL SORROSITB TREPCEN
    TJA MBUSH MENDJEN NUK KA ZOT

    ME VUCICA E MACRONA
    JA KA VU LITARIN NE FYT
    TEKSA PO GATIT EUROPA
    PER NE BERLININ E DYTE

    HEJ RINI TI THIRRI MENDJES
    SHPRESA E VETME JE PER NE
    MOS HARRO MISIONIN TAND
    NDRYSHE NA LE PA ATDHE

    E MORRI NE QAFE PARAJA
    I PACIPE KY BREZ IDIOT
    HISTORIA NUK TE FAL
    ZGJOHU-VONE JE DHE SOT.

  6. Amerikanet e mbajne Hashim Thacin me pranga ne duar atje ne Hage – (kush nuk do ta besoje e aq me shume ta pranoje kete le te vazhdoje me tezen ‘nga nderhyrja e Rusise”)
    Asgje e re kjo. Kete ka bere Amerika me te tjere Limonj pasi i ka shtrydhur – i ka hedhur tej.
    A nuk ka mbajtur ne preher kjo Amerike simbol Demokracie edhe Bin Ladene, Sadame, Geddafe, Ortega, Noriega per ti hedhur tutje me pas?
    Hashimja eshte vetem nje prej tyre. Servilizmi i tepert e thyrja e kurrizit nga perulja ndaj Amerikes i con te gjithe ne kosh te plehrave me pas.
    Eshte vec ceshtje kohe.

  7. Perse mendohen keto male
    Poema , Ismali Kadare

    Strofa 6/7
    Kryqi i Kishtit, gjysemehena e Islamit,/Peizazhet e tua kerkonin t’i ndalnin./Turqishtja e kuranit, e arabeve percartja,/Logjika latine me frazat e gjata/ Perpiqeshin te shkurtonin pushken e gjate.
    Dhe fjalet latinisht dhe fjalet arabisht/ Mbi tyten e saj bibin si ndryshk.
    7.
    Ta treten trupin rrebeshet, ethet, malarja;/ Te shurdhuan veshet/ Prifterinjet dhe hoxhallaret,/Dhe, si Saturni, / Bijte e tu i haje me gjakmarrje/Dhe bekonin gjakmarrjen/ Minaret dhe kambanaret.

    Shpesh here , kam konsideruar dhe po kyt mendim kam, se Ismail Kadere eshte baba shpirtnor i regjimit gjakatar te Enver Hoxhes , i cili ju imponua popullit Shqiptare , me terror, vrasje, vjedhje, shfrytezim, duke e cuar vendin ne katastrofa, ne prag te urise. Dhune, te cilat as pushtuesi nuk do ti kishte perdorur. Enver Hoxha dhe politika e tije pasuese me vepra ka tregua dhe tregon qe e ka urryer dhe urren popullin Shqiptare. Kesaj urrejtje dhe kesaj gjakmarrje i kendon Ismail Kadare ne poemen e Tije, ne 1962-1964
    Shkrimtari i madhe, kandidat per cmimin Nobel, kur rinia Shqiptare, ne vitet 90 hyri ne ambasada per tu larguar nga vendi qe Ramiz Alia kishte falimentuar, dhe me 500 milion dollar boxh. Kadare eshte shprehur qe ata te rinje qe po iknin nga Shqipria , ishte jashqitja e kombit, Por edhe Kadare kerkoi “strehim politik” ne France. E megjithcka perjudhe te dhunshme shqiptaret kaluan ne trazicion , vrasje , vjedhje, korrupsion, qe nuk po i shihet fundi, pas me shume se 30 vjet “demokraci” shqiperia nuk asht ba pjese e vendere te zhvilluara Europjane.
    Njezit ikun ne emigracion, cmimet jane me shtrejt se ne Europe, pagat jane qesharake, pensione lypsash.
    Pra ne thelb ska ndyshuar jeta e shqiptareve.
    Pyetja ashte, po ku shkon pasuria kombtare, tash 80 vjet,nafta, gazi ,kromi, bakri, ari, mineralet e hekurit, uji, mermeri, taksat e qytetarve, Pasi hekurudha nuk ka, autostrada nuk ka, fabrika nuk ka. E jane pyetje qe rendojne mbi politiken e djeshme dhe te sotmen.Pa pyetur sa miliona euro munden te kene ne llogari jasht shtetit, politikanet tane dhe Ismail Kadare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *