• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza dhe niset për në Hagë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
thaçi



Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi edhe ndaj tij është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur para pak çastesh përmes një konference për media.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë që para Gjykatës të shkoj si president.

“Nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit unë sot jap dorëheqje”, ka thënë ai.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai.

Lexo me tej:

Thaçi në Hagë, Vjosa Osmani i drejtohet popullit si Presidente e Kosovës

Dorëheqje nga politika sot ka dhënë edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli, pasi edhe atij i është ngritur aktakuza.

Bashkë me Thacin e Veselin, deri tani dihet se u është konfirmuar aktakuza edhe deputetit Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Të gjitha të akuzuarit kanë qenë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një avion special i ka marrë ata sot pasidite rreth orës 1530 shtë për në Hagë. Në aeroplanin në të cilin u ulën ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi të shoqëruar me nga tre policë ndërkombëtarë secili bie në sy se i pari dhe i treti kanë një armiqësi të gjatë mes tyre, pikërisht për deponime të hershme lidhur me ngjarjet e luftës. 

Andi Bushati:Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin

Se krerët e lartë të UÇK-së do të merreshin të pandehur në Hagë u konfirmua që në qershorin e shkuar kur presidenti i Kosovës po bëhej gati të nisej në një takim Serbi Kosovë në shtëpinë e Bardhë.

Në një njoftim për shtyp, që prokurorët bënë të ditur se ata akuzoheshin se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje. Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre. E çuditshme është se vendmet e Gjykatës speciale koinçidojnë me ngjarje politike. Atktakuza u shpall para Takimit të nivelit të lartë me Vuçiçin në Uashington, ndërsa marrja si të pandehur pas përfundimit të zgjedhjeve amerikane ku me sa duket presidenti Trump ka dalë humbës.

©lapsi.al



13 Comments

  1. Shkoft e mos u ktheft uroj te ket kemben e mbare e ti mer me vete te gjith kriminelet e lufte e pas luftes se i kan bere dem te madh kosoves jo se kan vrar serb se do e kishin hallall po kan vrar shqiptar e kan varferuar popullaten dhe kane detyruar qinra mijra qytetar te marrin emigracionin nga pamundsia per jetes ne Kosov

  2. Jo per te qene hipokrit por ,per interes te Kosoves&luftes se paster te UCK ,(dhe jo per Thacin persoalisht),Thacin. do doja ta shihja para gjykates se Kosoves e te merrte denimin e merituar per tradheti kombetare dhe per vjedhje e korrupsione te llahtarshme qe ka bere, por as Thacin, dhe asnje tjeter sdo ishte e mire ta shihnim te akuzohej si ish pjestar i UCK nenje gjykate te huaj, sepse dashje pa dashje e perbalt ate lufte te shenjte, fisnike te bere nga UCK. Nderkohe serbo-cetniket levizin te lirshem. Akoma me keq, per te kenaqur serbet, po akuzojne edhe ish komandante te tjere, 100% te paster , si psh Rexhep Selimin dhe te tjere. Padrejtesi ndaj shqiptareve dhe perkedhelje ndaj krimineleve te vertete serbe…Nderkohe Thacit i themL Ti ishe ne lufte kunder serbeve, sepse e din se kush jane serbet, e po si more harrove per nje moment kush jane ata dhe i besove?Vertete mendove se duke ua premtuar shekmbimin e territoreve, nje shka, te fal? Harrove kush eshet shkau? Te njejten gje ua kujtoj secilit shqipfoles kudo ndodhet qe eshte joshur apo shantazhuar te punoje per serbet:O te mjere, sic ti vendos te shesesh atdheun(qofte per leke qofte per shantazhim) ne fund pa asnje medyshje, ai shkau qe te bleu ty, te shet edhe ty. Rasti i Thacit e verteton, keshtu qe nuk jeni vone akoma:dezertoni nga tradhetia kombetare.Edhe per ty EMu e kam

  3. Perfundimisht, jemi komb leshi! Nuk ditem te shfrytezojme momentin e arte ne Ballkan. Mund te beheshim nje komb lider. Jemi komb qe pjellim vetem sulltane. Largpamesia ZERO! Komb barbonash!

  4. Cdo njeri qe e ndjen veten shqiptar do te donte qe keta te dilnin dhe te ishin te pafajshem

    por gjithashtu eshte jashte cdo mundesie qe do fabrikohen prova nga intitusione te tilla

    si Tribunali i Hages . Pavaresisht se sa kane bere per clirimin e Kosoves ne qofte se edhe nje

    njeri te vetem e kane vrare apo torturuar atehere cdo denim do te ishte i merituar dhe cdo

    kontribut ne luften clirimtare nuk u jep imunitet penal por as edhe moral.

    Ne e kemi provuar edhe ketu ne Shqiperi se cfare bene clirimtaret gjate dhe pas lufte, sa

    terror , krime e mizori ushtruan mbi popullin e pafajshem me keq se vete pushtuesit dhe perdoren

    luften clirimtare si alibi dhe maske per krimet monstruoze dhe pushtetin apsolut 45 vjecar.

  5. keta jane kriminele
    jo se kane vrare serbe por sepse kane vrare shqiptare .ta kene hallall cdo lloje denimi .thaci eshte bashkepunetore i serbeve ,sebashku me ramen ,por ai krimet i ka ber kunder kundershtareve politike shqiptare,prandaj keta qene nuk ka pse te na dhimsen.

  6. Shume e zgjati. Duhet ta kishte dhene doreheqjen qe kur e thirren ne Hage per here te pare. Ate nuk e thirren per te bukur dhe perfundimi dihej. Lufta e Kosoves nuk mund te njolloset nga disa individe qe mund te kene kryer krime sipas akuzave akoma te pavertetuara.

  7. I kam dëgjuar që në kohën e luftës shumë thënie për veprime kriminale ndaj atyre që mendonin ndryshe nga Thaçi me shokë, që më kujtonte mizoritë që bënë komunistet shqiptarë në Luftën e dytë bptërore mdaj elitës patriotile shqiptare e bile edhe kundër komunistëve që mendonin ndryshe nga Enveri.
    Megjithëate, duhej të ishin gjykatat shqiptare në të dy anët e kufirit që ti hetonin ato krime e ti ndëshkonin e jo ndonjë Gjykatë ndërkombëtare.
    Sigurisht që krimi ngelet krim për cilindo që e bën.
    Por kursesi nuk mund të ndëshkoheshin forcat aleate që luftuan kundër pushtuesve nazi-fashistë e po kështu edhe nuk mund të barazohen UÇK me ushtrinë pushtuese serbe.

  8. Arber,jo vetem Kurtin,por ti nuk e paske kuptu,as Thacin!Pse komenton atehere? Kjo gjykate eshte edhe si rrjedhim i Thacit,qe insistonte,per ngritjen e kesaj gjykate (nuk e kuptoj,pse jo ne Kosove,por ne Hage ).Apo hipokrizia e Thacit,per t’u dukur i “paster”.Ja pasojat,ku jane.Te pranosh si dhe te insistosh te ngrihet kjo gjykate,pa u ngritur dhe dhene rezultat,nje gjykate per hetimin e krimeve te agresorit Serb,qe kane bere,jo vetem ne Kosove,por edhe ne Kroaci dhe Bosnje-Hercgnove.

  9. Nuk jam dakort te shprehesh “shkofte e mos ardhte”. Ne kete rast nuk shkon si individ por si institucioni me i larte si perfaqsues i UCK, qe nenkupton baltosje te luftes per liri e rehabilitim te shovinizmit gjakatar serb. Uroj qe atje te gjithe te dalin te pafajshem nga ajo pacavure e ashtu quajtur speciale, qe vete Thaci e Mustafa kane pergjegjsine e madhe qe e ngriten, gje qe ska ndodh ne asnje vend te botes. Duhet te dalin te pafajshem qe te mos dhonohet gjaku i bijeve e bijave qe dhane jeten per nje Kosove te lire e Sovrane. Perkundrejt ketij akti si perfqesues te UCk, ndryshe si drejtues te larte shteteror, ligjvenes duhet te arrestohen e denohen nga gjykata kombetare, te gjithe ata qe pas luftes kane ndyer duart me gjak shqiptaresh apo dhe etnive tjera si dhe per tradhetine e rende qe i bene Kosoves pas njezet viteve dhe korrupsionin e madh, perfshi ketu edhe km, Hoti, qe shkoj si idiot pa asnje alternative t i perulej Vucicit para nje presidenti idiot qe e lancoj kosoven si ezbullah, mbase nga emri abdullah, qe sdo tia dije fare por u tsll, nderkohe qe ai ne zemer ka serbine.

    1. Pallati pa emer nje korigjim te vogel
      Personalisht hashim thaqi me nje grup te vogel qe selin e kane pasur ne Rogner ne Tiran e kan njollosur luften e paster te uçk me vrasjet gjate luftes te ushtarve te Farkut qe kane luftuar per lirin e Kosoves dhe mbas luftes ka eliminuar kundershtaret politik
      keqperdorimin e fondit vendlindja thërret
      me krupcionin galopant me takimet e fshehura me pinjollin e milloshit me aleancen me edi rame plehun qe thot se e kam MIK vučičin dhe ne fund pepjekjen per ndarjen e Kosoves treshja vučič thaqi rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *