• |
ide | kryesore

Shkrimi për dëshmitarët e Hagës që çoi në burg ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhaj

Arkiva, Kryesore, Lajme
dritan goxhaj arrestimi



Gjatë luftës së Kosovës, Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit. Ai iu bashkua luftës me të atin, Dilaver Goxhaj që njihej në luftë si komandant Golemi dhe ishte zëvendës.shef i Shtabit të UÇK-së. Të dy shkuan vullnetarisht në luftë, por pas 24 vitesh Dritani është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Para tij kanë përfunduar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre komandantët e luftës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.

Gjykata Speciale njoftoi se Goxhaj akuzohet se ka frikësuar dhe penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

“DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare” thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Avokati i tij tha se akuza me të cilën përballet Goxhaj është ajo e frikësimit të dëshmitarëve të fshehtë, që në procesin që po zhvillohet në Hagë mbahen të fshehtë, me iniciale. “Konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim”, ka thënë avokati pas arrestimit të policisë së Tiranës.

Lexo edhe: Aktakuza e re, Gjykata Speciale i jep pjesërisht të drejtë Hashim Thaçit

Në fakt, Goxhaj nuk ka pasur komplekse t’i përmendë emrat e dëshmitarëve të fshehtë. Pak kohë më parë, gjatë një interviste në Euronews, ai tha se një prej këtyre dëshmitarëve është Altin Raxhimi, gazetar i BIRN, që është edhe bashkëautor i shkrimit për “Shtëpinë e verdhë” që u përdor më pas nga Karla del Ponte dhe Dick Marty për ngritjen e akuzave për UÇK-në.

Gjatë emisionit të datës 3 Prill të këtij viti, Goxhaj u shpreh se shkrimi i BIRN për trafikun e organeve ishte i porositur nga Beogradi dhe se gazetari kishte përfituar azil politik në Kanada.

“E gjitha ka nisur mbi bazën e një shkrimi të bërë nga gazetarët e Birn. Në atë kohë gazetarë Birn nuk kishte për Shqipërinë, por paguhej direkt nga Beogradi dhe shkrimin e ka bërë një amerikan dhe një shqiptar. Shqiptari është Altin Raxhimi i cili bëri këtë shkrim ku tha se janë arrestuar dhe mbajtur nga UÇK-ja në Kukës në këtë fabrikë 19 shqiptarë dhe për këtë shkrim që bëri ky zotëria ka përfituar dhe azil politik sot në Kanada dhe është dhe dëshmitar i fshehur dhe i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kundër gjyqit që do të fillojë sot kundër personave të akuzuar. Këtë shkrim e ka marrë prokuroria e UMNIK-ut dhe ka nisur një proces gjyqësor në vitin 2009 mbi bazën e këtij shkrimi,” – u shpreh Goxhaj.

Po ashtu, në një shkrim me titullin “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale. Mes tyre ai ka përmendur edhe Nazlie Balën, e cila njëkohësisht është këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dëshmitare të mbrojtur të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Goxhaj në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i cili është publikuar në disa media të Kosovës ka shkruar se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-s, Salih Mustafa.

“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress,.

“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, vazhdon ai.

Lapsi.al e sjell më poshte shkrimin e plotë, i shkruar në janar të këtij viti dhe që duket ka sjellë reagimin e prokurorëve të Gjykatës Speciale.

MËMËDHEU, UҪK-JA DHE GJYKATA SPECIALE

Gjithë jetën e tij, shqiptari është përpjekur me pushkë e penë për Shqipërinë.

Gjithë jeta e tij ka qënë Mëmëdheu dhe Pushka.

Është vrarë shqiptari për Mëmëdhenë.

Ndërsa tashti Mëmëdheun ja kanë shitur sërish si dikur; por nuk mjafton vetëm kaq, tashti kanë filluar edhe t’ia baltosin Pushkën.

Viti që sapo lamë pas, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë të baltosjes së Pushkës së shqiptarit.

Viti që sapo lamë, shënoi dënimin e Pushkatarit (Luftëtarit) të Mëmëdheut, gjoja në emër të Mëmëdheut.

Dënimi që Gjykata Speciale i dha vitin e shkuar njërit prej pjesëtarëve të UҪK-së, luftëtarit Sali Mustafa, më solli nrdër mend strofën e poezisë së Ali Asllanit:

“Ҫ’do të thotë Patriot?” –

Ç’do të thotë patriot

sot për sot në Shqipëri?

Një tuf’ ah e një tuf lotë,

një njeri i pa njeri!

Dhe vërtet, ai dënim prej 26 vitesh burg, edhe më shumë seç i dënonte Sërbia shqiptarët që luftonin për çlirimin e atdheut kundër forcave të saj pushtuese, përveç tufës së lotëve dhe psherëtimave që lëshon shpirti, jo vetëm për luftëtarin por në përgjithësi për UҪK-në, tregoi se ajo ka mbetur: “një njeri i pa njeri”.

Edhe pse shumicë “ideologëve” të sotëm po thonë se, kur dënohet një luftëtar i UҪK-së, nuk do të thotë se akuzohet UҪK-ja, për të na mbushur mendjen se janë të ndara nga njëra tjetra, luftëtari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kur luftëtari dënohet mbi idenë e përgjegjësisë komanduese, kur ai akuzohet për “Ndërrmarrje kriminale/ grup kriminal”, atëherë automatikisht është evokuar organizimi në të cilin ai ka marrë pjesë.

Shkrimtari i njohur Ernesto Sabato ka shkruar – “ Ka kriza ideoligjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh”.

Dhe vërtet tashmë janë vënë në balancë ideologjitë, të cilat janë në krizë me idealin. Ideali është Atdheu, UҪK-ja është pushka që çliroi Atdheun dhe, si e tillë, përfaqëson idealin. Ndaj duhet të dalim mbi ideologjitë dhe të rrekemi pas idealit.

Duhet me çdo kusht ta mbrojmë idealin, jo vetëm gojarisht dhe mediatikisht, por edhe fizikisht, në rast se e kërkon situata.

Dhe, tashti situata e kërkon që të mbrojmë idealin dhe UҪK-në duke sulmuar moralisht jo vetëm Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale të posaçme kundër UҪK-së, por edhe duke ekspozuar të gjithë ata gjoja dëshmitarë në favor të kësaj prokurorie, e sidomos ata që janë të fshehur, e të mbrojtur.

Dhe në këtë vazhdë unë kam vendosur sot të ekspozoj emrat e këtyre biçim dëshmitarësh.

I pari quhet Halim Berisha. Ish pjesëtar i UҪK-së me detyrë ushtar i thjeshtë në Br.153 të Zonës Operative të Llapit (ZOLL), por që Prokuroria e paraqiti si zv/komandant të Policisë Ushtarake të asaj Brigade. Gjatë dëshmisë së tij ky biçim luftëtari, pasi deklaroi se ishte ky që e kishte ndaluar viktimën, pretendoi se e kishte dorëzuar në vendqendrimin e njësisë që drejtohej nga Sali Mustafa.

Por ndërkohë, në asnjë fjalë të dëshmisë së tij, ky dhe Prokuroria nuk elaboruan se kush ja kish dhënë urdhrin Halim Berishës për të arrestuar dhe për të transportuar e dorëzuar viktimin në pikën e qëndrimit të BIA (Bahri,Ilir,Agron), njësi guerile e ZOLL-it.

Por, për të gjithë këtë maskaradë Prokuria ka vendosur që ta mbajë si dëshmitar të mbrojtur e të fshehur, duke e larguar Halim Berishën nga Kosova për në Francë.

Halim Berisha, një faqezi që, për një palë letra azili, shet idealin.

Dëshmitari i dytë, edhe ky i fshehur e i mbrojtur, quhet Driton Babiqi, një narkoman si para, ashtue edhe gjatë dhe pas lufte. Edhe ky është një nga ata dëshmitarë të sajuar të Prokurorisë Speciale, i cili, ushtarët e UҪK-së i ka parë vetëm ditën e çlirimit, pasi kurrë nuk ka qënë i ndaluar nga UҪK-ja. Edhe këtë “dëshmitar”, për një palë letra azilanti, Prokuroria e përdori nën një dëshmi të sajuar dhe tashmë e ka vendosur në Danimarkë.

Aq shumë është kujdesur Prokuria Speciale e Kosovës për këta të dy, sa ka arritur gjer aty sa të ndikojë nëpëmjet lidhjeve të saj politike, që kanali televiziv Top Chanel, këtu në Tiranë, në Shqipëri, para disa kohësh organizoi një reportazh gjoja mbi Gjykatën Speciale dhe në këtë reportazh, midis të tjerave, thotë se “edhe dy dëshmitarët e mbrojtur e të fshehur të Prokurorisë në çështje kundër Sali Mustafës kanë vdekur”. Por ja që realisht u mësua se të dy këta dëshmitarë të lart përmendur janë shëndoshë e mire, si kokrra e mollës.

Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj.

Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar. Edhe kjo njësoj si Babiqi, UҪK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta, por për Prokurorinë kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka të lexosh atë që të jep Prokuria për ta lexuar para Gjykatës.

Dëshmitari i katërt, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehtë, quhet Rrahim Gashi, një ish bashkpunëtor i policië sërbe dhe tashti në azil, në Francë, nën mbrojtjen e Gjykatës Speciale.

Dëshmitari i pestë quhet Hamdi Gërvalla, edhe ky dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale. Një ish i burgosur politik, nga ata të hershmit, kur akoma nuk ishin krijuar LPK e LKҪK e as LDK. I vetmi person i ndaluar nga UҪK-ja me akuzën: për shpërdorim e keqpërdorim të fondeve humanitare gjatë pushtimit.

Dy dëshmitarë të tjerë të mbrojtur e të fshehur janë pjesëtarë të familjes së viktimës, dhe për këtë arsye atyre nuk po jua vë emrin këtu, pasi mund të merret me mend gjëndja e tyre psiqike dhe emocionale për familjarin e tyre. E në këtë derexhe mund të manipulohesh shumë kollaj për të thënë çfarë kanë dëshirë ata që dirigjojnë këtë proces.

Ndërsa disa dëshmitarë të tjerë, që ishin transparent fizikisht në këtë proces, nuk ishin aq transparentë edhe moralisht dhe juridikisht. E them këtë, pasi ata duhej të mbanin përgjegjësinë e detyrës, të cilën e kanë mbajtur në atë kohë, dhe t’i dilnin për zot detyrës dhe veprimeve të tyre të fshehta, e mos të bënin folklorizime në këtë Gjykatë, duke u munduar t’i ikin përgjegjësive si i mbyturi që kapet për fije të flokut.

Më e pakta do të duhej që t’i kërkonin falje bashkluftëtarit të tyre, që kanë marrë pjesë nëpër intervista të fshehta me Prokurorinë prej vitit 2008 e këtej. Por kjo tregoi se këta, ose nuk kanë pasur ndonjë farë ideali, ose e kanë humbur atë rrugës, duke e zëvendësuar me egon e tyre të sëmurë.

Ashtu siç edhe shihet nga lloji i dëshmitarëve, që kjo Prokurori ka përdorur, vërehet se i gjithë ky proces është ngritur mbi dëshmi të rreme, por që Gjykata, në emër të Mëmëdheut i ka konsideruar të vërteta.

Dhe, mbi këto lloj dëshmishë e këta lloj dëshmitarësh Gjykata dhe Prokuroria Speciale Ndërkombëtare e Kosovës po na e përbaltin pushkën, Ushtrinë Ҫlirimtare të Kosovës.

Tash na ka mbetur vetëm Atdheu – Kosova. Por, siç duket, edhe atë po na e marrin, pasi na akuzojnë e dënojnë në emër të saj.



12 Comments

  1. arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video-incizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Slobodan MIlloshevicit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm Sali Berisha se ku ndodhet.gazetar i Birnit qeratai

    1. pse s’i rrin kontekstit o jete, ktu duhet pak kultur pak studim dhe kupton qe luftataret shqiptare nuk kan qene kurr arkana (kriminela, grabitsa, perdhunusa, trafikanta, burgaxhi) , serbia kriminelit i ka ba bust, aleksander vulim miku i kriminelit a kryetari i shish serbi. Ska problem se nuk i nderojm, se nuk i rrespektojm por na doli se duhet edhe me i arrestu.
      na shqiptart jena t mallkum me pase shtet kriminel

    2. Për mendimin tim Remzi Hoxha është eliminuar nga CIA për tentativë të rrezikshme atentati ndaj një presidenti ballkanas që mund të sillte destabilizim të gjithë zonës.

    1. Respekt per Goxhajt, ate e bir. Kur lexon articullin e shkruar nga Dritani, mbushesh me fryme dhe mendon se ka akoma shqiptare te vertete. Turp per policine shqiptare qe e areston. Polici qe fsheh kriminelat dhe hajduterit, por e gateshme te arrestoje patriote shqiptare.

      1. Keshtu ka qene gjithmon , kush ka punuar dhe luftuar per kete vend eshte neperkembur me te gjitha menyrat, prandaj te gjithe largohen dhe behen heronje ne vendet e tjera pasi i vlersojn.
        Serbia i ben buste kriminelve qe kene vrare , zhdukur dhe turturuar shqiptaret ne i kapim si kriminela ordiner dhe ja dorzojm kush i kerkon dhe hajde pastaj lufto per kete shtet , sa Turp,🤮🤮🤮

  2. Braho: Ja skema që po ndjek SPAK për të çuar pas hekurave ‘babain’ e krimit që rrezikon të djegë Shqipërinë,o loqja salihut remzi hoxhen e zhduki salih karaxhic berisha me shiksit ilir kumbaro dhe arben sefgjini i di ti ku jane keto kriminele tani,pyete babin salih

  3. P..dh se lirohesh o i pa emër idiot 21:26.Ju ka ngel sahati të Sala dhe nuk shifni kumandarin tuaj që është bërë vasal i Vuçic.

  4. Rezerva valutore ka shënuar një kërcim të paprecedentë në muajin qershor. Banka e Shqipërisë raporton se ajo është rritur me 12% brenda një muaji, nga 4.94 miliardë euro në maj, në 5.54 miliardë euro në fund të qershorit.Sa lepires bythe je more Gimi ceceni ja lepive bythen salihut shkove te metaj tani prap u rithemelove me salihun,bire kurve je e kuptove qe salihu do beje parti te re dhe opa leoirja te funksionon

    1. E para e punës, a di të më thuash se me çfarë e marin rrogën apo pensionet shqiptarët, me euro apo me lekë ?
      Me euro paguhen vetëm trafikantët e drogës që e shesin mallin e tyre në Europë e një pjesë e këtyre eurove kalon tek narkoshteti.
      Së dyti :
      Sa mallra eksportohen nga Shqipëria që paguhen me euro e sa mallra importohen ?
      Llogjikisht eksportet nëse do të ishin sëpaku të njëllojta me importet, nuk do të lejonin shvlerësimin e euros apo lëkundjes së vlerës së saj në Shqipëri.
      Janë paratë e pista të drogës e krimit që qarkullojnë pra në Shqipëri, që e kanë ulur vlerën e euros.
      Narkoshteti pretendon se është hyrja e parave nga turizmi që e ka ulur vlerën e euros duke përmendur shifra milionëshe të turistëve.
      Nga këto “miliona” turistë që pasurokërkan buxhetin e shtetit shqiptar me euro, rreth 60% janë shqiptarë nga ish Jugosllavia e Greqia e nga emigracioni në Europë.
      Pjesa tjetër nuk përbën shtresën e pasur të turistëve të huaj, pasi Shqipëria nuk ka ndonjë infratsrukturë që ti përgjigjet turizmit elitar.
      Euro e madhe që ka hyrë pra në Shqipëri e po zhvlerësohet, nuk vjen nga turizmi siç pretendohet por nga paraja e pistë e narkotrafikut.
      Së treti:
      Pretendohet si sukses se buxhetit të shtetit shqiptar i qenkan shtuar miliarda euro dy vitet e fundit.
      Po sigurisht që nëse vlera e euros është ulur deri me 30%, po aq është rritur edhe buxheti në euro i narkoshtetit.

  5. Në radhë të parë o pa emër ti 23:01 nuk je shqiptar.Je veçse nj bastard serb dhe asgjë më tepër.Sa për dijeni ti je dhe një racist i mjerë që ofendon dhe një etni tjetër.Te jesh dhe verior është ndër për çdo shqiptar si mua që në origjinë është Epirot me shekuj.Po një fjalë e urtë popullore thotë që i Shari të shan. Lëpirës b…e dhe i keq je ti për kryebastardin Rama.

  6. Eshte bythqir nuk ofendohet, ai ka nevoje te fekondohet.
    Mami kurvi e ka rritur me kodoshet kuqalashe qe e pallonin ne vrimen felaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *