• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish seanca për Gërdecin, Mediu: Dëshmitarët formalë refuzojnë të flasin

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se emrat që janë thirrur si dëshmitarë në sallën e gjyqit refuzojnë të dëshmojnë, gjë që tregon se prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë.

“Besoj është gjëja më e drejtë që nëpërmjet pyetjeve të dalë e vërteta. Letërporositë janë një akt formal. Drejtësia amerikane ka ofruar mundësinë që të pyetem nëpërmjet video konferencës. Nuk e kuptoj pse nuk u bë në atë formë kur drejtësia amerikane e ka mundësuar. Duket që prokuroria nuk po jep asnjë të dhënë të re. Dëshmitarët e prokurorisë refuzojnë dëshminë. Mospërgjigja e tyre tregon që edhe prokuroria i ka sjellë si dëshmitarë formalë pa marrë atë produkt që duhet të kishte procesi për të vërtetën”, tha Mediu. Seanca e radhës u caktua më 9 prill në orën 9:00.



2 Comments

  1. SKAPIN e ka tredhur mavija Edvin per hater te kunatit te Mediut qe esgte dorzania e zgjedjeve te vjedhura Ilirian Qelbesures! Merreni dhe plaseni ne burg kete mafioz bashke me Shkelzenine Saliut!

  2. Pas dorëheqjes së Goros, më datë 29 mars pritet që të mblidhet këshilli bashkiak dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

    Në këtë rast Partia Socialiste ka 13 vota në Këshill, përkundrejt 8 vota të koalicionit opozitar, pra mazhoranca do të zgjidhte e vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *