• |
ide | kryesore

“Të pyeten përmes letërporosive”, dëshmia e 5 shtetasve amerikanë përplas prokurorët e SPAK me avokatët e Mediut

Lajme, Të fundit



Debate në sallën e gjyqit për çështjen “Gërdeci”.

Prokurorët e SPAK-ut kërkuan që pyetja e tyre të bëhej përmes letërporosive, pasi sipas tyre pyetja përmes video-konferencës ishte e vështirë, për arsye teknike, por edhe për shkak të diferencës orare mes dy vendeve. Nga ana tjetër avokatët e Mediut, por edhe avokati i familjarëve të viktimave, kërkuan pyetje përmes video konferencës. Sipas avokatëve, vetëm në këtë mënyrë pyetja e dëshmitarëve do të ishte shteruese.

Dëshmitari i vetëm i paraqitur në seancë, si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, ishte Dashnor Caushi, i fajësuar në gjyqin e parë të dosjes “Gërdeci”. Ish-anëtari i komisionit të kategorizimit të municioneve nuk dha pëlqim të jepte dëshmi. Ndërsa në një dëshmi të dhënë gjatë hetimit në vitin 2008, që u administrua nga gjykata, Caushi ishte shprehur: “Më ka marrë në telefon edhe ministri i Mbrojtjes për të më pyetur çfarë ka ndodhur me urdhrin për kalimin e municioneve ndërmarrjes Meico”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *