• |
ide | kryesore

16 vite nga tragjedia e Gërdecit/ 26 viktima dhe familjarët që enden dyerve të drejtësisë

Lajme, Të fundit
gerdeci_886374.jpg



Sot shënohet përvjetori i 16-të i tragjedisë së Gërdecit. Shpërthimi në fabrikën e demontimit të municioneve, i mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë në mesditën e 15 marsit të vitit 2008. Ngjarja shënon një nga tragjeditë më të rënda në historinë e vendit e ndërsa mbetet ende i freskët kujtimi i hidhur në memoriet e banorëve të Gërdecit.

Këta të fundit ende kërkojnë drejtësi për jetët e humbura të familjarëve të tyre teka akoma asnjë zyrtar nuk është pas hekurave. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka marrë si të pandehur ish-ministrin e mbrojtjes së kohës, Fatmir Mediu, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” mbi bazë të kodit ushtarak.

Gjithashtu SPAK po kryen hetime në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimin e parave. Në pyetje lidhur me çështjen janë marrë ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.



3 Comments

  1. 300 te plagosur e 26 te vrare nga nje babzi korrupsioni. Plot 300 veta kan perfunduar ne spital ate dite dhe 26 veta skan vajt me kurre ne shtepi tek familjaret e tyre se cuni babit do te beje lek shpejt. Nderkohe qe familjaret e 326 veteve dergjen gjykatave, robqiri cuni babit mbasi gezon mega kompleksin qe ka bere tek rruga Kavajes behet gati te ndertoje kullen me te larte ne ballkan me leje nga robqirat mavi te dyshes Rama-Veliaj

  2. Shqiptaret te vrasin naten dhe te qajne gjithe diten,….milet ibeses dhe i vlerave te larta …….po mehmet shehun kush e vrau , ta çojne çeshtjen ne hage,……per t qeshur dhe qare ,

  3. Akoma nuk e kuptoj përse duhet të pretendosh që fajin e ka politika e asaj kohe!!
    Ajo ishte një firmë private që ushtrone gjithë biznesin atje.
    Ka pasur rregulla sigurimi që nuk i zbatuan.
    E ku është faji i politikës këtu.
    Flitet për korrupsion por në gjykimin që është bërë nuk ka dalë gjë.
    Gjithë kjo që po bëhet tani është thjesht një gjygj politik si në kohën e komunizmit.
    Ai thjesht ishte aksident por mund të ketë qenë dhe i qëllimshëm.
    Mundësi është e madhe nga armiqtë e Shqipërisë ose nga vetë brënda që kishin synim pushtetin dhe që akoma e fusin në lojë për t’a mbajtura atë.
    Pinjollët e diktaturës komuniste
    do veprojnë si etërit e tyre që e shitën vëndin te sllavët e kinezët.
    A nuk po vepron dhe diktatori Rama kështu!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *