• |
ide | kryesore

Video/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me barazim: kthehet portieri gafaxhi

Sport, Video
Onana



Dy ndërhyrje shpëtimtare, pastaj katastrofa finale që dënoi Manchester United në një barazim të mjerueshëm në shtëpi. Ndeshja e André Onana kundër Burnley duket se është sinteza e asaj që ishte sezoni i tij i parë te Djajtë e Kuq. Nivele shumë të larta dhe sensacionale e shembje të pashpjegueshme.

GAFA E ONANA KUNDËR BURNLEY

Një ndeshje praktikisht perfekte për 87 minuta, me një pritje, fjalë për fjalë, të jashtëzakonshme, që shpëtoi rezultatin 0-0 pas rreth gjysmë ore lojë. Pastaj Andrè Onana bëri të paimagjinueshmen, duke shkaktuar penalltinë me të cilën Burnley barazoi rezultatin. Ishte minuta e 87′ e ndeshjes, kur kamerunasi në tentativë për të kapur topin në lartësi, doli i pamatur dhe jashtë kohës, duke rrëzuar sulmuesin kundërshtar Zeki Amdouni, si dhe bashkëlojtarin e tij Wan Bissaka që po përgatitej të kapte topin me kokë.

Lexo më tejBatuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: “Mrekulli… bëri një pritje”

Arbitri Brooks, i thirrur nga VAR, nuk kishte dyshime në akordimin e penalltisë, e cila më vonë rezultoi vendimtare për rezultatin. Kjo kompleton një javë për t’u harruar për ish-portierin e Inter, i cili tashmë kishte dhuruar një gol në ndeshjen e mesjavës kundër Sheffield, duke i “pasuar” topin një kundërshtari. E tifozët e Djajve të Kuq, të ngopur me gabimet e tij të vazhdueshme, tani po bëjnë thirrje për shitjen e tij të menjëhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *