• |
ide | kryesore

Batuta e komentatorit të Sky për Onana, ekzalton tifozët: “Mrekulli… bëri një pritje”

Sport, Video
Onana



Mrekulli e Onana. Ose më mirë: mrekulli, Onana bëri një pritje. Kjo është batuta e komentatorit të Sky Sport, Nicola Roggero, i cili ndezi ironinë në rrjetet sociale me komentin e tij, në ndeshjen Manchester United-Chelsea. Një batutë e bukur, që lidhet me gabimet e fundit të portierit kamerunas.

Aventura e portierit Onana me fanellën e Djajve të Kuq nuk nisi në mënyrën më të mirë. Në të vërtetë, që kur ai zbarkoi në Mançester ka pasur disa ndeshje të ndikuara negativisht nga ‘gafat’ e tij. Përfaqësime që bënë xhiron e internetit dhe e vunë ish-portierin e Inter në shënjestër të kritikave të shumta. Kundër tij, sidoqoftë, nuk janë vetëm tifozët e United. Edhe komentatori Nicola Roggero ka dashur t’i bëjë një provokim – në mënyrë shakaje – me portierin e kryqëzuar.

RRJETET SOCIALE TË EKZALTUARA PAS KOMENTIT

“Mrekulli në Mançester: bëri pritje edhe Onana”, ishte komenti ironik i komentatorit të Sky pas një largimi efektiv të portierit kamerunas ndaj Jackson, sulmuesit të Chelsea. Videoja u ripostua në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u ‘ekzaltuan’ dhe u argëtuan nga batuta e Roggero. Ish-interisti tani është nën kritikat e të gjithëve. Impakti i tij në Old Trafford nuk ishte ai i shpresuari, pas një viti sensacional me zikaltrit. Duke bërë krahasimin edhe me faktin që porta e United ishte mbrojtur nga De Gea, tifozët e Red Devils e kanë të vështirë gafat e kamerunasit.

Lexo më tej: Video/ Dy gafa të Onana dënojnë United: 3-3 në Stamboll, anglezët nuk e kanë më kualifikimin në dorë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *