• |
ide | kryesore

Manchester United një zhgënjim total: gjysma e skuadrës në shitje, do të mbeten vetëm 4

Sport
Manchester



Sezoni i Manchester United po rezulton të jetë krejtësisht një dështim. Djajtë e Kuq janë të gjashtët në kampionat, jashtë Champions League në fazën e grupeve dhe të kapur vetëm në finalen e FA Cup që do të luhet kundër rivalëve të City, Edhe aty, skuadra e Ten Hag arriti jo pa pak fat kundër modestëve të Coventry.

Performanca dhe rezultate të papranueshme për pronarët e klubit, të cilët shpenzuan shumë para në merkato për të kënaqur trajnerin Ten Hag. Për këtë arsye në Angli janë pothuajse të sigurt se verën e ardhshme në Old Trafford do të ketë një revolucion të vërtetë. Shumë lojtarë janë drejt rrugës së largimit, aq shumë sa duket se vetëm 4 janë të destinuar të mbeten…

REVOLUCIONI UNITED: GJITHË ORGANIKA NË SHITJE

I pari që do të paguajë çmimin e katastrofës sezonale do të jetë tekniku Ten Hag. Holandezi është i destinuar të largohet nga Manchester dhe ndoshta edhe Premier League, duke u kthyer në vendlindje. Me të, do të përshëndesin Old Trafford, mbi dhjetë lojtarë. Duke filluar nga Marcus Rashford, vetëm 8 gola në sezon, i cili duket se nuk gjen më motivimin e duhur për të vazhduar aventurën e tij me fanellën e Djajve të Kuq. Për sulmuesin anglez, drejtuesit presin të mbledhin një shumë të rëndësishme, që mund të riinvestohet menjëherë në treg.

Situatë e ndryshme për profilet e tjera, përfshirë Casemiro, Maguire dhe Varane, të paguar me shuma të larta dhe të zhvlerësuar plotësisht pas përvojës së tyre te United. Edhe këta tre lojtarë do të shiten, edhe sikur të largohen fare lirë në verë. Një tjetër që duket i destinuar të largohet është Andrè Onana, i cili ishte katastrofik në disa raste në sezonin e tij debutues në Premier League.

Lexo më tejVideo/ Onana, ndërhyrja e pakuptimtë dënoi Manchester United me barazim: kthehet portieri gafaxhi

Për momentin, siç u përmend më parë, vetëm 4 lojtarë duket se janë të destinuar të qëndrojnë: Garnacho, Mainoo, Bruno Fernandes dhe Hojlund. Prej tyre, së bashku me disa elementë të tjerë të rinj dhe të së ardhmes, e me një trajner të ri, Manchester United është gati të rifillojë. Për klubin e lavdishëm anglez, vera e vitit 2024 do të jetë viti zero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *