• |
ide | kryesore

Kosova nuk është më e mirë pa Hashim Thaçin

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Ndonëse fjalori i përgjithshëm, politikisht korrekt, po uron që Hashim Thaçi të dalë i pafajshëm në Hagë, ndonëse të gjithë njëzëri përbetohen për pastërtinë e luftës çlirimtare të UÇK-së, shumëkush sot është ndjerë i gëzuar që Gjykata Speciale u bë shkas, për daljen e presidentit të vendit nga dera e pasme e politikës.

Hashim Thaçi nuk i ka pasur të paktë armiqtë dhe kundërshtarët.

Një pjesë e tyre kanë një ndjenjë lehtësimi për këtë fund të palavdishëm.

Lexo të tjera:

Hashim Thaçi jep dorëheqjen nga president. I konfirmohet akuza në Hagë

Disa janë të kënaqur se pas kësaj, këmbët e “Gjarprit” do të priten, se shteti okult i ngritur ndër vite do të shkërmoqet, se “klani pronto,” që ka mbajtur peng institucionet dhe ekonominë e vendit, nuk do t’i ketë ditët të gjata.

Disa i gëzohen faktit se kapja e shtetit do të marrë fund, se PDK-ja, partia kryesore e dalë nga lufta, që prej 13 vitesh nuk i ndahet atij, pa Hashimin dhe pa Kadriun do të katandiset aq keq, sa nuk do të mund ti bëjë më dëm Kosovës.

Disa ngushëllohen me faktin se manovrat makiavelike për të kundërvënë njëherë Ramushin kundër Isës dhe herën tjetër të dy bashkë kundër Albinit, nuk do të jenë mënyrat e vetme se si do të bëhet politikë këtej e tutje.

Disa ndihen të shpaguar se Presidenti që këmbënguli për ngritjen e Gjykatës Speciale për t’i bërë varrin shokëve, ra edhe vetë aty brenda.

Disa marrin frymë lehtësisht, se kufijtë e Kosovës dhe territoret e saj nuk do të jenë më monedhë shkëmbimi për fatin politik të një njeriu të vetëm ose të bandës që qarkon përreth tij.

Disa kanë shpresë se lidhje okulte nga ato me tipa të neveritshëm dhe arrogëntë, si kaubojsi harbut Grenell, nuk do të jenë më në gjendje të përmbysin vullnetin e zgjedhësve të një vendi.

Në mënyrën e tyre, të gjithë ata që gëzohen në fshehtësi për faktin se akuzat penale të Speciales u bënë leva e shpëtimit për të mbyllur epokën e sundimit të partisë më jetëgjatë të pasluftës në skenën kosovare, kanë në një farë mënyre të drejtë. PDK-ja e drejtuar nga Thaçi është një përzierje e të gjitha atyre që u thanë më lart.

Por ama, ikja e Hashimit nga presidenca drejt Hagës nuk është një larje përfundimtare e hesapeve me Thaçizmin.

Le të marrim një shembull të kohëve të fundit.

Në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke votuar në mënyrë të qartë pro opozitës, elektorati kosovar dha sinjalin më të pastër se donte të ndahej nga kjo lloj mënyre qeverisjeje. Ata votuan masivisht Vetëvendosjen, që ka pasur qëndrime të prera kundër shtetit të kapur nga Thaçi dhe PDK-ja dhe njëkohësisht LDK-në, që për oportunizëm politik vendosi në krye Vjosa Osmanin, për të hyrë në sintoni me vlagën e kohës.

Por, kjo qeverisje i pati ditët tejet të shkurtra, sepse kundër saj u reshtuan menjëherë politikanë të të gjitha ngjyrave që janë në mënyra të ndryshme modele bastarde të Thaçizmit. Edhe Isa Mustafa edhe Agim Veliu edhe Avdullah Hoti edhe Ramush e Daut Haredinaj, u bënë të gjithë bashkë. Bashkë me ta, me politikën e kulisave që i kundërvihet votës popullore, me kompromiset e ndyra që shërbejnë për qëndrimin me çdo kusht në pushtet, u njësuan edhe shumë figura me emër të shoqërisë civile apo analistë dhe gazetarë të njohur.

Ata, së toku, ishin dëshmia më e mirë se me ujin e ndotur të Thaçizmit ishin spërkatur nga pak të gjithë.

Prandaj, zgjidhja e sotme me “deux ex machina” për ta nxjerrë Hashim Thaçin dhe grupin e tij nga politika përmes Gjykatës Speciale, nuk ishte më e mira e mundshme.

Ajo nuk ka pse çon në ekstazë kundërshtarët e hershëm që janë lutur në fshehtësi që kjo ditë të vinte. Sepse në thelb ajo ka ndëshkuar njeriun dhe jo modelin.

Që të shpresohet se një ditë, ndarja me shtetin klanor, me institucionet e kapura, me politikën e kulisave, me diplomatët  e dealeve personale, pra se divorci me të gjitha këto sëbashku do të bëhen realitet, duhet tjetër gjë. Duhet të ndëshkohet jo personi, por fryma që ai përfaqëson. Jo vetëm Hashimi, por edhe veglat e tij. Dhe kjo gjë nuk bëhet përmes gjykatave, qoftë edhe ndërkombëtare, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve dhe mposhtjes me anë të tyre rë një kaste që e ka mbajtur peng një shtet.

Për fat të keq, Kosova nuk arriti që në 13 vite të përdorte këtë rrugë për të mbyllur llogaritë me Hashim Thaçin.

Prandaj, sot, nuk ka vend për ata që gëzohen nga prangat e mundshme në duart e tij. Sado e rëndë të jetë pesha e tyre ato s’garantojnë aspak një vend më të mirë. Sado shpëtimtare që të duken ato nuk shmangin dot atë që për momentin duket e pamundur, rikatapultimin e Hashim Thaçit si triumfator nga Haga drejt e në skenën politike.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. 1 gje eshte e sigurt – Po erdhi Thaci “triumfator nga Haga”, anetaret dhe drejtuesit e nepunesit bashke me rojtaret dhe magazinieret a kopshtaret e Hages, duhet te hyjne te gjithe ne burg per paaftesi apo persekutim!!!

  2. DULLA KOTI DHE QEVERIA KOTI DUHET TE LARGOHET QE SOT BASHKE ME HASHIM THACIN ,ISA MORINEN DHE BATON HAXHIUN

  3. Bushat, ka nje pasaktesi e gjysem ne shkrimin tend. Gjysma e pasaktesise qendron ne faktin se nje pjese e mire e atyre qe urojne me goje qe Thaci te dale i paster, urojne qe e marre persiper edhe gjynahet e tyre. Dhe pasaktesia qendron ne faktin se u votua masivisht Albin Kurti ose LVV, kur dihet qe kjo e fundit, pavaresisht preferencave te tua si i majte, mori pak me shume se 25% te votave, pra 1/4 e votuesve.

  4. ORE KY YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES ,MOS VALLA EDHE KY BATON HAXHIU KA DORE NE DOSJEN E HASHIM THACIT,SE TANI JANE BERE ZAGAR QE LEHIN BE EMER TE TYRE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DHE CARLO BOLJA BOLINO DHE CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA MOS SHKRUANI KETU TE LAPS.al

  5. Deri diku mir o Bushat por te vje per vjell kur mendon se Thaci me shoket e vet votuan per te shkuar aty ku shkuan sot??no coment!!Kosova me Kosovaret aty esht dhe populli i Kosoves e di shum mir se kush esht Hashimi , Edvin pordha dhe Baton muti.

  6. Haqimja qofte si kryeminister, qofte si president nuk ka qene asnje dite te vetme i Kosoves.
    Ka qene kryeminister e president i Nderkombetareve.
    Zgjodhi te beje servilin 100% se ashtu kujtoi se do shtyhet ne pushtet.
    Por servilet jane me afat skadence dhe erdhi momenti qe Limoni i Shtrydhur Haqim te hidhet tej nga ato Shtrydhesit Nderkombetare.

  7. Jam dakort me shkrimin Bushat,por me duket se po hame veten tone,si te thuash po i heqim puplat nje nga nje dhe do te ngelemi lakuriq.
    Shprehja e Robespierit per revolucionin do te vleje gjithe jeten,te hash veten tende.
    Kush do ta beje tani Kosoven? VV apo Rramushi apo Isai apo populli qe sdi se me ke eshte?
    Do rrojme do shohim.

  8. PSE NUK NDODH EDHE KETU NE SHQIPERI ? LE TA KRIJOJME NJE GJYKATE SPECIALE QE TI GJYKOJE KETO KURVAT TONA . KOME POLITIKANI NUK KA ME NGEL , TE GJITHE NE BURG DO ISHIN . SHKONI E VOTONI O DELE , VOTONI PER KETO KURVA QE DITEN BEJNE SIKUR ZIHEN DHE NATEN NDAJNE LEKET BASHKE .
    NA DUHET SA ME PARE NJE GJYKATE SPECIALE

  9. Beogradi ka perdorur dosjen faktmbledhese te Lulzim Bashes dhe Argita Berishes per “krimet” e komandanteve te UCK ne Kosove, me te cilat eshte furnizuar Dick Martin per te ngritur akuzat.

    Lulzim Basha ka ardhur i kamufluar deri ne Burrel e Fushe-kruje si inxhinier bashke me perfaqesues te Gjykates Nderkombetare per te gjetur prova per transplantin e organeve.

    Me sa duket Berisha, teksa ka deklaruar nje version te ri per “Shtepin e Verdhe” ne Burrel, kerkon te shmange pergjegjesine e Vajzes se tij Argita Berisha dhe “djalit” politik Lulzim Basha ne kete maskarade.

    1. Basha ishte “maskuar” si Edi Rama dhe i dha çelësat e Tiranës si kryetar bashkie Bregoviçit, këngëtarit serb që ngrinte në qiell Millosheviçin.
      Kurse Rama shkoi në Gjykatën e Hagës i “maskuar” si Basha në ekipin e juristëve që hetuan Millosheviçin.
      Rama është me origjinë nga Kosova, kurse Basha është i nipi i Spiro Kolekës.
      “Komunisti” Berisha është me origjinë nga Tepelena., kurse “demokrati” Rruçi është me origjinë nga Dukagjini.
      OKB ngarkoi Fatmir Xhafën për të ngritur ministrinë e drejtësisë në Kosovën e pamvarur, kurse Bashën e caktoi që të mbronte serbët e Mitrovicës.
      Kulla në Vicidol që u bombardua nga serbët , i përkiste familjes së Tao Pallës e jo Berishës.
      Abdyl Frashëri e Mithat Frashëri ishin komunistë kurse Ali Kelmendi ishte ballist.

  10. Ja dhe kopja e rradhes e ORES 23:58 e Llapaqitesit te Mender Bazes nga uturaku TemA.
    Sipas Mender kurves dikur te Saliut e sot te Rames Haga veproka ne baze te dosjeve te Lulzim Bashes.
    Kurse ky Llapaqitesi i kurves Mender eshte vetem nje debil pa pagese i ngarku me detyre te kopjoje bajgat qe dhjet bytha e shkordhyer e Menderit dje nga Saliu sot nga Ramiu.

  11. I permende Thacit gjithe ato akuza pervec atyre qe akuzohet zyrtarisht nga nje gjykate nderkombetare. Zoteria akuzohet per krime kunder njerezimit perfshire kundeshtaret politike, dhe eshte nje cike e turpshme t’i permendesh kulisat brenda Kosoves apo maredheniet me nderkombetaret si element diskreditues. Me pak fjale ai i zhytur ne mut, ti i thua t’jane shpupuris pak floket. Pavaresisht se qendron logjikisht, shkrimi eshte i pacipe. Ne qofte se biem ne kete kurthin e analizes se bilancit politik dikush do t’i permendi arritjet dhe elefanti ne dhome harrohet fare. Kjo nuk eshte gje e mire. Per mendimin tim cdo gjykim politik i rendomte si ky i joti duhet te pushohet derisa te merret vendimi. Ka gjera me te rendesishme se politika.

    1. Gjërat duhet të thuhen troç ashtu siç janë.
      Në këtë histori, Bushatit i intereson vetëm politikanë i deklaruar i majtë Albin Kurti e ai analizat i bën si doktori i tij.

  12. Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.

    Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.

    Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.

    Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit

  13. “Forrest Gump në Ballkan, Borati i botës. Kaloi pjesën më të madhe të kohës duke gënjyer në lidhje me Trump, falsifikoi foto duke përdorur para ruse të dyshimta, tani kalon i pari në anën tjetër. Kur ai hesht mendohet se është budalla, por kur e hap gojëni i heq të gjitha dyshimet. #Basha.” – shkruan Fazllic në Twitter

  14. Joe Biden sapo beri deklaraten se do liroje qe neser Hashim Thacin nga gjithe akuzat.
    Do kete prioritet Ballkanin ne politiken e jashtme duke ndjekur pike per pike gjithe udhezimet e Mero Qero Bazes si dhe gazeta TemA do studiohet me kujdes perdite ne Zyren Ovale se mbi baze te asaj do orientohet krejt politika amerikane ne Ballkan.

  15. Përveç ” shpëtimtarit ” tonë të përjetshëm dhe gaztorit të pavdekshëm me emrin Sali Berisha, taborrit të “shpëtimtarëve” tanë të rremë i është bashkuar edhe Presidenti i Republikës i cili, pas përshkrimeve bajate, vulgare, të padenja dhe antikushtetuesve të pushtetarëve, ka lëshuar ultimatumin çudibërës ” O sot, o kurrë ! “.Supen gati o ftere e stalinit

  16. Historia e vjetër dëshmon se gjatë diktaturës komuniste kosovarët kërkonin ‘besë’ këtu, por tradhtoheshin nga shqiptarët udhëheqës.

    Po pse vallë ndodh tradhtia?

    E para është ambicia e tepruar, lakmia, pasioni për pushtet. A i shkoni që rrinë 30 vjet në pushtet. Secili, në kaq vjet, është i detyruar ta tradhtojë kombin të paktën 30 herë; përderisa rrinë atje lart e bëjnë zullume pa kthim.

    Këta shqiptarë ‘të naltë’, kur firmosën në KiE paktin e djallit kundër shqiptarëve, sigurisht nuk kishin në sy urrejtjen për shqiptarët, por i mbyti pasioni për të mbajtur pushtetin. Vetë zoti Berisha e tha se ‘na e kërkuan ata’ tradhtinë, dhe ne e bëmë. Po këtu është puna, se BE të jep pushtet e ti tradhton shqiptarët. Ka një varësi të tmerrshme mes pushtetit dhe tradhtisë; por ka edhe një krim të madh, njëkohësisht. Sepse për pushtetin tënd ti shkatërron kombin dhe njeriun

  17. Mendoj qe do jete me e mire Kosova jo se mendoj qe eshte kriminel por jane te korruptuar deri ne palce. Ky hap te sherbeje per ti hequr nga politika.

    1. Shume e drejte, vetem keshtu me fletthirrje ne Gjykaten Speciale mund te shkulej ky Haqimja nga zvarritja ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *