• |
ide | kryesore

Kush na mbron nga dhëndri i Trump?

2, Ide



Shumë kanë mbetur të çuditur nga artikulli i New York Times se dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jerad Kushner, ka në plan për të ndërtuar resort turistik në ishullin e Sazanit dhe në gjirin e Portonovit. Disa ndihen të gëzuar, të tjerë të shqetësuar për mënyrën se si po ndahen pasuritë e vendit dhe një pjesë kanë ngelur në mesin e ‘bllofit’ politik.

LEXO MË TEJ:

Rreziku/ Si po planifikon dyshja Rama Vuçiç afrimin me Trump

Ata që ndihen të lumtur janë rrethi i njerzve pranë kryeministrit, të cilët do të zgjatin disa vite më shumë pushtetin. Një rreth pak më i madh gëzohet se me Sazanin do të kenë të sigurtë rrogën dhe ca kohë, ndërsa ata që nuk kuptojnë, lumturohen pasi mendojnë se ekonomia jonë do të zhvillohet aq shumë sa qeveria do t’u rritë pensionin.

Për të kuptuar fitimin nga projektet e investimeve strategjike në bregdet, duke marrë si paradigmë faktin se turizmi do të jetë promotori i ekonomisë së vendit, pyetja e parë që shtrohet është se sa ka ndërmend kryeministri të bëjë peshën e turizimit në ekonomi? 10% sa është sot apo 20 dhe 30% të GDP? Drejt cilës strukturë ekonomike do të shkojmë, të vendeve të G7 apo atyre të Afrikës dhe Karaibeve?

Nëse e bëjmë nul paragrafin e mësipërm dhe pranojmë se turizmi do të jetë sektori kryesor i ekonomisë tonë, pyetja tjetër që shtrohet është sa do të jetë përfitimi ekonomik që do të kemi nëse vendosim të bëjmë resorte në këto dy zona?!

Një udhëheqës që mendon për vendin e tij do të vepronte kështu: do të niste hartimin e një studimi i cili do të zbulonte potencialet e ndikimit në ekonomi nga zhvillimi i Sazanit dhe Zvërnecit. Kjo punë shkencore do të nxirrte raportet se sa para do të përfitonte ekonomia e ndarë sipas buxhetit të shtetit dhe në formë direkte te qytetarët. Nëse do të kishte leverdi, atëherë do të hapte garën për të parë mos ka ndonjë investitor që jep diçka më shumë se skenari bazë i studimit për pjesën që i ndahet shtetit ose publikes.

Andi Bushati: Blerja e pushtetit me llokma Shqipërie

Kjo procedurë jo vetëm që nuk ka ndodhur, por shohim se është ndjekur një rrugë tërësisht sekrete për të ndryshuar Ligjin për Zonat e Mbrojtura, shtyrë me 1 vit Ligjin për Investimet Strategjike e mbase dhe nxjerrjen e Sazanit nga Plani i Përhapjes së ushtrisë për të miratuar kërkesën e Kushner. Dhjetra institucione që duhet të kërkonin llogari për procedurën me në krye Kuvendin dhe Presidentin thjesht po shihen teksa ‘noterizojnë’ kërkesat e udhëheqësit.

Në gjithë këtë mes kemi dhe një grup tjetër që duket se kanë çeduar në sistemin tonë të quajtuar demokratik. Të dy opozitat dhe parti të ndryshme politike (të reja e të vjetra), nuk reagojnë dhe as kundërshtojnë këtë që po ndodh. Në çdo rast tjetër nëse demokracia do të funksiononte, garancinë për ‘rrëshkitjen’ e saj do e jepte forca kundërshtare. Në këtë rast disa ndihen të kompleksuar, të tjerë duket se pranojnë që po të ishin në këtë pozitë do të vepronin njëlloj.

Të vetmit të zhgënjyer nga kjo që po ndodh janë ata që mendojnë se Amerika ditë e natë punon dhe shqetësohet për ne. Si ka mundësi ta marrë Sazanin në këtë formë një ish-zyrtar i lartë amerikan?! Këta janë ata delirantët që ecin me duar në xhepa dhe mendojnë se një ditë të bukur shqiptarët do të kenë lirinë, demokracinë dhe mirëqënien vetëm sepse do t’ia ‘sjellin me aeroplan aleatët e huaj’.

Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

Shqipërinë nuk e mbron Edi Rama dhe as opozita. Nuk e mbrojnë sigurisht as partnerët ndërkombëtarë, të cilët veprojnë brenda kornizës së tyre dhe interesave të vendit për të cilën ata punojnë. Shqipërinë e mbrojnë dhe mund ta mbrojnë vetëm shqiptarët.

Është populli që ka në dorë dy instrumenta demokratikë: votën dhe protestën. Nëse e doni vendin, nëse nuk doni të jepet si plaçkë për pushtetin e çdokujt, nëse doni që me pasurinë tuaj të mos shtoni pasurinë e më të pasurve (shqiptarë apo të huaj qofshin), dilni dhe ndaleni!

Marre nga Facebook i autores Ola Xama



19 Comments

  1. Jemi nje shtet mafioz me kryeminister hajdut institucional.Jemi nje popull balte e pa dinjitet njerezor..Kush ka dy pare mend iken prej ketij legenshteti

      1. Prapaskena eshte Patronazhisti me emer te kamufluar! Ola eshte super gazetare, dhe shyqyr qe flet .. po c’te flasesh e te mbrosh te drejten per njerez llum si ty o komentues partie!

  2. Kam respekt per ty zonjushe, por te dalesh ne protesta sepse dikush do te investoje 1 miliard euro eshte pak e tepert. Pastaj eshte edhe pak parakohe kjo protesta qe po kerkon sepse akoma nuk kemi degjuar per ndonje projekt, vetem per deshira kemi degjuar. Pastaj eshte edhe pak hipokrite kjo thirrje sepse ka gjera te tjera plot per te cilat mund te therrasesh proteste. Pastaj eshte edhe pak kercim si zorra ne prush sapo qe Rama edhe te kollitet, se lere pastaj sikur edhe te thote ndonje gje.

    Je gazetare. Beju e besueshme. Keshtu si e ke nisur do behesh nje Bushat me fustan.

    1. Maloku! Ti kujton se investimi 1 miliard € eshte per ne ?
      Nuk e di cfare do te thote investim?
      Nese investon dikush 100M € e Shqiperia perfiton nga investimi 20M€ a do te ishte me mire apo me keq kur investon dikush 1 B € e Shqiperia fiton 1€ dhe Ramen ne pushtet?
      Si po ja beni gropen vehtes duke mbajtur Ramen ne pushtet 🙈

      1. Siç thashë mësipër, është shumë herët për konkluzione. Deri tani kemi vetëm llafe nëpër gazeta. Kur të zbardhet një projekt konkret megjithë reagimin e qeverisë ndaj tij, atëhere mund të flasim detaje. Tani, detaje s’ka. Prandaj mbaji kuajt e luftës për më vonë.

        1. O Malok, po mos ndoshta eshte me mire qe keto “detajet” qe thua ti, ti mesojme para se Rama ta kete bere fakt te kryer marreveshjen? Apo çi qi t’emen Sazanit?!

          1. Ti qenke vertete Malok nga trutë.
            Te presim cfra do beje Rama njehere thotë !
            O derr Maloku, Rama ishte aq pronar i Sazanit sac jam edhe une,sac je edhe ti. Pse duhet te presim , cfarë duhet te presim ?
            Bythlepires pa pikë dinjiteti.

          2. Ti mesojme pra, kete po them edhe une. Deri tani nuk kemi si ti mesojme sepse nuk jane te disponueshme per askend. Por, kjo do te kaloje neper institucione dhe pastaj do kaloje edhe ne parlament. Do kalojne vite perpara se te levize edhe nje lopate e vetme. Ka kohe per protesta sa te duash. Ne kete moment qe shkruajme eshte shume heret. Tani reagojne jo ata qe kane problem Sazanin por vetem kundershtuesit politik te Edi Rames.

          3. Meqe nuk esht mundesia t’i pergjigjem malokut dhe malokerive te tij po shkruaj nen gjegjen tende. Kuptohet tashme kush esht maloku me shoke; argumentet u kan mbaruar me kohe dhe japin nje pergjigje pa pergjigje. Sic ben rama. Fjal e vetem fjal. Rama qe ne fillimet e karrieres politike shkallmonte procedurat e institucionet e shtetit, kushtetuten sic po nenvizon xama. Ça pritet nga nje hajdut serial zgjedhjesh, korruptues i deklaruar boterisht? Sic e filloj do e mbaroj; ça detajesh flet ky kortolla qe do japi rama???? Detajet nuk kan rendesi t’i dha kushner ne foto te tha edhe shumen; provlemi esht se rama si faraon qe kerkon te hyj ne histori( nuk do hyj se nuk esht scenderbe) ben me shqiperin ca t’i doje kokrra e qejfit pavaresish se nuk ka asnje kompetenc ne asnje fushe. Dhe kulmi esht kur thojn bejm shtet kur nuk rrespektojn asnje rregull te nje shteti.

          4. @ I paemër 21/03/2024 te 09:56

            Nuk i ke pallogjike ato qe shkruan. Por ky tension mes mendimeve te ndryshme nuk eshte dicka qe kerkon zgjidhje. Prezenca e tensionit eshte deshmia e prezences se demokracise dhe kjo duhet te vazhdoje ne pafundesi.

            Problemi akut qe kemi eshte dikotomia mes nje qeverisje qe po tregon shenja te dukshme lodhjeje, dhe nje opozite ne anen tjeter qe, ne vend qe te jete e fresket dhe vitale, na shfaqet me nje lodhje edhe me te madhe se ajo e qeverise. Dhe Shqiptaret prandaj i japin voten Rames, dhe me te drejte. Nje opozite qe nuk eshte ne gjendje te reformoje veten, pse duhet ti besojme qe do jete ne gjendje te reformoje Shqiperine? Nuk ka asnje shans.

  3. Kriza politike është krizë individësh sepse janë pa ide. Opinioni është i mjegulluar. Nuk ka program. Duhet të paktën që PD që ka një karakter klasik që vlen shumë në politik duhet të jap mundësinë e kësaj devize. Duhet të ketë një skemë konkrete që të thërras individë me vlerë. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, jo të Ramës. Nuk e rrëzuan dot sepse doli Saliu për të qenë Enveri.

    Saliu krijoi absolutizëm dhe donte pushtet absolut. Dashuria e liderve shqiptarë për kultin e invdivid. Saliu donte të bërtisnin Sali, Sali ti je bota, broçkulla.A di gje njeri nga ja ju shpellkaret se ku i coje ola xama e dashura me emer tjeter e Tigrit qe nuk ka bythe te perdor emrin qe familja i ka vene,kjo nuk respekton as veten e vet duke perdorur nje pseudonim.

  4. “Brick Courts Chambers” janë ndër studiot e avokatisë më të famshme në Londër. Dhe natyrisht më të shtrenjtët. Kur bëhet fjalë dhe për çështje të famshme janë edhe më të shtrenjtë. Pagesa për ta shkon deri tek 1500 paund ora për çdo gjë që merren me ty, që nga telefonata, daktilografimi, pyetjet, kërkimet etj. Duke llogaritur që ata kanë një vit që merren me këtë çështje dhe sikur të kenë punuar me orë të pjesshme I bie të kenë bërë rreth 160 ditë pune, aq punë sa nuk del dot pa paguar rreth 2 milion paund.

  5. FAKSIMILE / Avokati i Berishës në Londër, i njëjti që ka mbrojtur 9 serbët që akuzojnë UÇK për tortura,kush ja ka sugjeruar salih karaxhic berishes kete avokat,kush e gjen nje udhetim falas per ne Vicidol te kulla e salihut.Ola me dy emra si te gjithe kriminelet

  6. gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

    Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

    “Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner.

    “Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”

  7. Eshte e thjeshte, nqse pronari i tokes e jep per pallat, ai merr 35 % te ndertimit ! Kete gje e pyeti Ambroazia, sa fiton populli shqiptar ? Edi i vuri duart ne fytyre, mire qe nuk ja vuri ne gryke!

  8. Duke hequr paragjykimin e komunistëve se SHBA është e keqja e Botës.
    Duke hequr paragjykimin e Ramës se Trump është e keqja e botës.
    Duke hequr paragjykimin e Bushatit se Kushner është dhëndëri i Trump,
    Ajo që duhet të komentohet , është se çfarë leverdie ka Shqipëria që ishulli i Sazanit të lihet i banuar vetëm nga gjarpërijtë.
    Është i vetmi ishull relativisht i madh në Adriatik që ka ngelur me gërmadha objektesh ushtarake të pushtimit italian, e të marrëzisë paranoiake të Enverit për tu mbrojtur nga NATO.
    Nëse vërtetë ky ishull do të kishte një rëndësi të madhe për mbrojtjen e Kanalit të Otrantos, ashtu siç abuzohet nga mediat, a do ta linte NATO pa e shfrytëzuar si një bazë ushtarake ?
    Deti Jon që shërben si portë e madhe për hyrjen në Adriatik, është i mbushur nga ishuj të shumtë me baza ushtarake të NATO, në Greqi e Itali.
    Nëse do të arrinte të hynte nëpërmjet asaj porte në Adriatik, ndonjë flotë ushtarake armike, mbrenda disa minutash do të vihej në zjarrin e kryqëzuar të bazave ushtarake ajrore të NATO në Itali e deri në Kroaci, pallogaritut goditjet me raketa me reze të gjatë veprimi.
    Pra Sazani nuk ka asnjë vlerë për mbrojtje ushtarake.
    Tani le ti kthehemi leverdisë ekonomike të këtij ishulli shkëmbor .
    Për bujqësi e blegtori gjithashtu nuk ka asnjë vlerë pasi nuk ka ujë.
    Nuk ka asnjë të dhënë që nëntoka e ishullit të ketë pasuri minerale apo naftë e gaz.
    Pra e vetmja alternativë shfrytëzimi ngelet turizmi për të cilin lypsen investime të firmave të fuqishme të huaja, që me teknollogjitë moderne të kohës, do ta bënin ishullin të banueshëm duke e furnizuar sëpari me ujë e energji elektrike.
    Ngelet vetëm për të bërë kujdes që ishulli të mos transformohet në një pyll grataçielash që i ka për zemër lartëgjatësia e tij Rama që nga koha kur u bë pasha i Tiranës.
    Paskaa qëlluar që bosi i firmës së shquar Aman i hoteleve elitare, qenka një rus. Por edhe kjo nuk duhet të na bëjë paragjykues sepse edhe Navalni ishte rus.
    Ka qëlluar gjithashtu që edhe bosi investues i parave, të jetë “dhëndëri i Trump”.
    E mandej ?
    Mos po të ishte biri Hunter i presidentit amerikan Biden, apo Aleksi i Georg Soros, do të ishim të sigurtë se nuk ka ndonjë hile ?
    Me këto që po shtroj, nuk mar përsipër që të vlerësoj Ramën si një mëndje e ndritur që e paska gjetur zgjidhjen për Sazanin.
    Përkundrazi, në këtë histori kujdes duhet të bëhet jo për të huajtë por për Ramën që për hir të fitimeve korruptive do të mund ta prishë këtë investim me leverdi për ne shqiptarët, veçanërisht për vlonjatët.

  9. Kush do na mbrojë nga Rama e jo nga “dhëndëri i Trump” që është titulli abuziv alla Bushat i këtij shkrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *