• |
ide | kryesore

Sazani & Zvërneci/ Grenell, miku i Serbisë, investitor në Shqipëri

Arkiva, Kryesore, Lajme



Afera e investimit të dhëndërrit të Trump, Jared Kushner dhe partentit të tij, ambasadorit Grenell vazhdon të bëjë jehonë në shtypin ndërkombëtar. Këtë herë është rrjeti ALJAZEERA që i ka kushtuar një investigim të gjatë mënyrës okulte se si dy njerëzit pranë Trump, do ndërtojnë me mbështetjen e Vuçiçit dy kulla në qendër të Beogradit, aty ku gjendej godina e bombarduar nga NATO.

Lexo më tej:

Si mund të japësh tokë falas”/ Opozita serbe kundër marrëveshjes me dhëndrin e Trump

Por ajo që na intereson ne në Shqipëri është portretizimi që i bëhet dy investitorëve lobistë, që kërkojnë të marrin edhe Zvërnecin dhe Sazanin. Mbi të gjitha Richard Grenell përshkruhet si ‘miku i Serbisë’. “Kushner po punon ngushtë me Richard Grenell, i cili dikur ishte i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin gjatë epokës së Trump. Mbështetja e tij për autokracinë e Aleksandar Vuçiçit ishte më se e dukshme dhe shumëkush besonte se ai ishte paguar për një gjë të tillë. Në shkurt të vitit të kaluar ai mori një dekoratë nga Vuçiçi dhe u shpall “mik i vërtetë i Serbisë”. A nënkupton “miqësia e vërtetë” kthimin e shpërblimit?-pyet ALJAZEERA.

Njujork tajms o Trampovom zetu, Ričardu Grenelu i investiciji u Beogradu: Planovi Kušnera na Balkanu dogovarani dok je Tramp bio na vlasti 2

⇑Lart Grenell duke u dekoruar nga Vuçiç. ⇓Poshte majtas gjate mareveshjes Kosove -Serbi ne shtepine e bardhe

Në fakt, konsatatimi është i drejtë. Grenell nuk është vetëm “miku i Serbisë”, por mbi të gjitha është akuzuar se është përfshirë në aventurën e ndarjes së Kosovës dhe nga ana tjetër, pas krimit terrorrist në Banjskë, në një intervistë për mediat shqiptare, ai doli hapur në krah të serbëve të shtypur në Kosovë.

Edhe Kushner nga ana tjetër është përmendur në vitin 2018 nga gazeta franceze Le Monde si dhëndrri dhe këshilltari i Trump-it i cili dha ganranci për shkembimin e territoreve.

Andi Bushati: Mashtrimi me Sazanin

Pikërsht për këto lidhje e përditshmja gjrmane e referencës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kujtoi rolin kyç, që ish diplomati pro serb, i afërt me familjen Trump ka luajtur gjashtë vite më parë. “Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka pasur një rol të rëndësishëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, nënvizohej në artikull.

Projektet e dhëndrit të Trump/ Investimi që ndryshoi ligjin e zonave të mbrojtura

“Kur Grenelli ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin, Rama, Vuçiçi dhe presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishin në prag të ndarjes së Kosovës. Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një ‘shkëmbim territoresh’, veriu i Kosovës do t’i kishte takuar Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë”, thuhet në këtë tekst, duke shtuar se kjo marrëveshje u parandalua atëkohë.

Artikulli shtonte se marrëdhëniet e mira për paktet familjare të biznesit me presidentin e ardhshëm të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, mund t’i hapin rrugën Ramës dhe Vuçiçit për të ringjallur planin e tyre origjinal.

“Për Ramën dhe Vuçiçin, mbështetja e dëshirave të tilla mund të rezultojë e dobishme politikisht nëse Trump bëhet përsëri president – veçanërisht nëse ai sjell Grenell në ekipin e tij”.

Për të tilla motive është motivuar edhe Edi Rama për të sjellë me petkun e investitorit në Shqipëri binomin Kushner-Grenell. Por ndërkohë që në shtypin botëror, ashtu sikurse kanë bërë  Aljazera, New York TimesNewsweek dhe Frankfurter Allemegne Zeitung, ka plasur debati lidhur me konfiktin e mundshëm të interesit, tek ne i bien me zell daulleve të projekteve amerikane. 

©Lapsi.al



7 Comments

    1. Vërtet është mik i Serbisë?
      Harram paret e tij.
      Nuk i duam këto investime.
      Nuk jemi si Serbia që mer para edhe nga Russia edhe nga Amerika.
      Ne vdesim dhe parimet nuk i shkelim.

  1. o bushat ky popull kure meriton ti shkerdhehet rraca

    gezohen se rama u fal pronen e perbashekt per ti shekrdheyer edhe me shume, me keq per shume kohe

    kush do qe i jepet mundesia do beje nje dore leke ne kete vend, francezet me parqet energjitike , juri kim me anijet fantazem , hollandezet, erdogani, hungarezet me 4ig, , alabari , ruset ,serbet, apo edhe mcgonicali!!

    nuk ka nredesi se ca jane , nga vijne apo ca perfaqesojne , persa kohe ka akoma leke per tu vjedh soros do e shtrydhe ramen dhe rama shqiperine!

    populli kar shqiptar te shkerdhehet mire

    1. Nuk bëhet fjalë per popull zotëri.
      Populli ka ikur nga sytë këmbët!
      Aty kanë mbetur-inat dhe bastardët e bunkerëve!
      Dmthn patronazhisto-kurvistët pragqirë… që u blejnë votat me 10-20-30€ vemjeve pa shtyllë korizore.

      1. Kan ngel akoma ca popull kar. Ka plot qe kanë noi punë të mirë apo kanë 2 3 prona , kan noi kompani të vogël, bojn noin lëk dhe shpresojne se do ndryshojë gjë . Por po ikën mizat ska më kosherja mjaltë. Shf rradhen tek ambasada gjermane dhe folim
        Në bythe e kanë pa perjashtim

  2. O 16:39!!!
    Berisha s’ka nevojë t’ja thotë njeri sepse është politikan kalibri. Nuk është e rastësishme që ai i ka kundërshtuar Amerikanët sidomos të majtët.
    Ku është Kokepalara mikja e Grenell???
    Na u hoq si konservatore e madhe. Nuk është e rastësishme që sfiguron më të e djathta. Ajo bënte lojën e Ramës sëbashku me Grenell i dekoruar nga Vuçic.
    Ata e dinin që Rama shet dhe fëmijën e vet për interesa të tija kështuqë i kërkuan të bënin pazare për Sazanin dhe Zvërnecin!!!
    Aleatë të vërtetë të Shqipërisë amerikanë ishin Bush babë e bir të vetmit që Berisha i respektonte.

  3. padinë e ka bërë Fredi Beleri dhe i përfoluri si blerës është Artan Gaçi, ish- deputet socialist, i cili për fatin e tij të keq, për shkak të kësaj xhungle në pronësinë në bregdetin shqiptar, e ka blerë tre herë atë copë toke, një herë nga ai që kishte certifikatën, që rezulton që e ka marrë me hile, një herë nga ai i vërteti, që nuk merrte dot certifikatën, dhe pastaj dhe nga qeveria shqiptare, në përpjekje për t’u bërë investitor.ne fund bushet i futen gishtin,nuk mund te ndihmonin akoma nje kriminel qe syte mendjen e kishte te serbia e rusia si dhender ne serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *