• |
ide | kryesore

I dehur me Range Rover në Fier, policia i gjen 70 mijë euro në makinë

Lajme, Të fundit



Policia arrestoi në Fier një 35-vjeçar pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Por, atij iu gjetën edhe një shumë e madhe eurosh gjatë kontrollit në makinë.

Në pranga u vu Antonio Bregu, i cili u kap në lagjen “Kastriot” duke drejtuar makinën e tij “Range Rover” i dehur.

Gjatë kontrollit të mjetit, këtij personi ju gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 Euro të cilat dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Antonio Bregu ka qënë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike. Para 2 vjetësh ka dalë nga burgu në Zvicër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *