• |
ide | kryesore

“Edi Rama je Asad dhe Millosheviç” britmat e banorëve të Jalës kur iu prishen shtëpitë

Lajme, Të fundit


Fadromat e INUK kanë prishur disa godina në Jalë, sipas një plani për të ndërhyrë në muajin shtator. Por banorët e Jalës e kundërshtuan vendimin, megjithëse kishin përballë dhjetëra forca policie.

Të dëshpëruar ata kanë sharë dhe mallkuar Edi Ramën.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.

Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.

Pritet me reagim te forte nga ana e banoreve aksioni i radhes i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit, mëngjesin e sotëm ne Jale.

IKMT ka nisur aksionin ne kete zone duke pasur si synim shembjen e ndertimeve qe jane te evidentuara pa leje.

“Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë”- raporton “News 24”.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Reagimi i IKMT

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.

Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.

Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.

IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion


6 Comments

  1. Po dulaku ku do ndertoje ?

    po mire ua ben atyre se ne Vuno votohet 100% per PS akoma , tani ta shohin detin nga lapidari me dylbi, se sdo kene bythe te hyne me poshte as qorromidhe as jale per plazh, nje xhillar dhe nje dulak , te dy miq te rames.

  2. Ku e keni Kokedhimin apo ka frike se i hedhin resortin ne ere. Ai ben gam gam si Blushi se ashtu eshte loja dhe ju thote te votoni Ramen. Tani punoni do vije dita kur do punoni si pastruesa ne resortet qe do ndertojne oligarket ne ish pronat tuaj a. Per te ardhur keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *