• |
ide | kryesore

Inskenoi vetëvrasjen për vëmendjen e ish të dashurës, por shqiptari e pëson keq

Lajme, Të fundit


Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit. Media lokale bën me dije se shqiptari i kishte dërguar videon e “vetëvrasjes” ish të dashurës. Në dorë mbante pistoletën të cilën e drejtonte në kokë. Fjalët e fundit në video thonin “Lamtumirë dashuria ime”, e më pas video mbyllej.

Me të marrë videon, vajza e tronditur ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në banesën e shqiptarit.

Me të hyrë brenda policia nuk ka gjetur gjak por një person i cili ishte shtrirë në divanin e tij. Gjithçka ishte një sajesë. Policia e Forlias ka nisur kërkimet dhe e ka gjetur pistoletën e shqiptarit. Më tutje e ka vënë në pranga 39 vjeçarin i cili përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, e cila dënohet me disa vite burg.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *