• |
ide | kryesore

Vrasja e të riut për karikuesin, rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për autorët

Lajme


Kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj, të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, është rrëzuar.

Mësohet se gjykata po ashtu ka rrëzuar sot kërkesën për veçim të çështjes për vëllezërit Kridens dhe Marsel Allës. Sipas Gjykatës, gjykimi i shkurtuar do ta dëmtonte çështjen. Marvi Mihali u vra pas sherrit per nje karikues telefoni.

Ngjarja 

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

Sapo ka mbërritur Mihali, Haxhiu ka goditur me grusht një prej të dyshuarve. Marvi ka ndërhyrë për t’i ndarë dhe aty është goditur me thikë nga Devi Bitraj. Familjarët kërkuan që të katër të rinjtë të përgjigjen për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim sepse sipas tyre i kanë ngritur kurth Marvit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *