Policia e Durrësit vuri në pranga 46-vjeçarin Ardian Llana, banues në Durres, një person i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”.
Ministria e Brendshme njoftoi se Policia Kriminale Durrës dispononte informacione se Ardian Llana, i dënuar më parë për vrasje, posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike si kanabis dhe heroinë, të cilat tentonte t’i shpërndante në afërsi të shkollave.
Mbi bazen e këtyre informacioneve u organizua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” dhe Llana u kap në afërsi të një shkolle.
Gjatë kontrollit, Llanës iu gjet dhe iu sekuestruan 56 gramë kanabis dhe 7 doza heroine.
Po si ka mundësi që ky mut është i lirë?
une habitem qe nuk eshte deputet