• |
ide | kryesore

Pse mungoi Majko në parlament? Balla – gazetares: Shiko çfarë SMS më ka dërguar

Lajme, Të fundit



Në seancën e sotme plenare ku votua dekreti i Presidentit sa i takon Teatrit Kombëtar, Pandeli Majko mungoi sërish në votim.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori në lidhje me mungesën e Majkos në sallë, Taulant Balla tha se ai ka kërkuar leje.

Madje për ta bërë më të besueshëm qëndrimin e tij Balla i ofroi gazetares telefonin celular të tij për të parë që Majko kishte kërkuar leje.

“Merreni celularin tim. Zoti Majko më ka kërkuar leje para disa ditësh, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, për të qenë sot si përfaqësues i qeverisë dhe Partisë Socialiste në një ceremoni të rëndësishme në Kosovë në nderim të dy heronjve”, – u shpreh Balla në studion e Abc News.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *