• |
ide | kryesore

Neymar, golin më të bukur e shënon gjatë zëvendësimit

Sport



Emri i Neymar nuk është në listën e shënuesve në fitoren 3-1 ndaj Rennes, por golin më të bukur braziliani e ka bërë në momentin e zëvendësimit të tij kur një fëmijë që pushtoi fushën filloi të qante nga emocioni se ndodhej përpara idhullit të tij. Sulmuesi i Psg ka mbajtur larg njerëzit e sigurisë dhe i ka dhuruar fanellën e tij djaloshit të vogël.

Episodi ka ndodhur piëkrisht në minutën e 91. Neymar do zëvendësohej nga Nkunku kur një fëmijë i ka ardhur pranë në lot, duke e përqafuar. Kampioni brazilian, shpesh në qendër të kritikës për disa sjellje të lidhura me simulimet apo skenat jo të denja për një kampion, ka treguar anën e tij të dashur, duke e ngushëlluar tifozin e vogël e duke mbajtur në distancë steëard që ishin të gatshëm të ndërhynin. E për ta bërë të paharrueshme ditët e tifozit braziliani i dhuroi edhe fanellën. Chapéu Neymar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *