• |
ide | kryesore

Ndriçim Xhepa: 70% e veprave teatrale janë mediokre (VIDEO)

Paparazzi, Slider


Kryetari i jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, aktori  Ndriçim Xhepa është shprehur kritik për gjendjen e veprave teatrale. Në një intervistë për Vizion Plus ai ka thënë se sipas tij, 30% e këtyre veprave që luhen para publikut janë të mira dhe duhet të duartrokiten. Ndërsa pjesa tjetër, pra rreth 70% e shfaqjeve janë e një niveli të dobët, madje disa janë dhe mediokre.

Ai gjithashtu thotë se duhet të presim e të shohim prurjet në Festival dhe ç’është më e rëndësishmja, anëtarët e jurisë, aktorët, regjisorët e kritikët duhet t’i thonë gjërat në sy. Ata duhet të jenë të pranishëm në bisedat e analizat që do të bëhen për veprat, duhet t’i shohin shfaqjet deri në fund dhe më pas t’i thonë mendimet e tyre përballë pjesëmarrësve dhe jo në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=wsjlVdSUZio


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *