Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar në Krujë. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi Flamur Korriku nga Tirana, i cili pas procedurave do të ekstradohet në Itali.
Policia bën të ditur se 50-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg.
“Korriku është kapur në Fushë – Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, tha policia.
Ai akuzohet për tre vepra penale:
” Shfrytëzim prostitucioni”,
” Trafik femrash”, “Krime kundër fëmijëve”dhe
” Fallsifikim dokumentash” parashikuar në legjislacionin penal italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.
me siguri vellau i bertit me deshir pas porosis i ka derguar nenen,motren,e vellaun e mitur rshit per trafikim e perdhunim.