• |
ide | kryesore

Vrasja e gjyqtares, fëmijët e mitur refuzojnë përballjen me babanë në gjyq

Lajme, Të fundit
fildes-hafizi.jpg



Dy fëmijët e mitur të gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi nuk pranojnë të përballen në sallën e gjyqit babanë Fadil Kasemi, i akuzuar për ngjarjen.

Dy fëmijët duhet të dëshmonin në seancën e së enjtes ndaj Kasemit tk Krimet e Rënda, por nuk u paraqitën për shkak se në të njëjtën orë ndodheshin në shkollë.

Avokati i familjarëve të viktimës i tha gjykatës së dy fëmijët e mitur të gjyqtares së vrarë janë të tronditur dhe se nuk pranojnë të dëshmojnë në proces në prani të babait. Sipas avokatit, të përfaqësuarit do të dëshmojnë vetëm nëse pyeten në një ambient tjetër, jo përballë Kasemit.

Gjykata i kërkoi psikologes të marrë kontakt me fëmijët për të vlerësuar gjendjen e tyre emocionale para marrjes së dëshmisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *