• |
ide | kryesore

Nënkomisari që na tregoi një përdhunim në grup

1, Ide



Torturat makabre mbi trupin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku nuk janë të rënda, vetëm për përdhunimin sitematik, cigaret e fikura në kofshë, goditjet me qytën e pistoletës mbi kokë. Historia e kësaj vajze të masakruar nga njerëz me pushtet politik nuk është vetëm halli dhe fatkeqësia e saj.

Ato janë turpi dhe nënshtrimi i mbarë shoqërisë.

Tani që dosja voluminoze e këtij krimi të shëmtuar po shpaloset orë pas ore, ne kemi mundësi të shikojmë një sistem të kalbur, në çdo ingranazh të të cilit, gjenden njerëz të përkulur dhe të nënshtruar.

Sepse Xhisiela u end më kot në disa dyer komisariatesh dhe të gjithë refuzonin t’ia merrnin denoncimin.

Sepse gjatë kalvarit të saj, që shoqërohej me rrëmbime, kërcënime dhe përdhunime të herëpashershme, ajo u gjend përballë me shefa policie që i thoshin me mospërfillje: “ai që të rreh të do”.

Sepse ajo u ndesh me punonjës rendi që duhet të mbanin anën e viktimës, por që paraqiteshin me krenari si “miq familjeje” të xhelatit.

Sepse “në ndihmë” të saj u thirr me urgjencë një avokat, – ai tani njihet me emër dhe mbiemër-, i cili e braktisi në mëshirë të fatit.

Sepse “për t’u kujdesur” për të, ia behu një psikologe që nuk vërejti as gjurmë dhune dhe as shenja traume.

Sepse kryeprokurorja e re, e dalë pas votimit të reformës në drejtësi, nuk ka bërë asnjë gjë kundër birit të një deputeti që e ka votuar si socialist zgjedhjen e saj të paligjshme.

Sepse gjoja-kolegët e mij gazetarë, u kënaqën me një përgënjeshtrim të ngjarjes, kur ajo u denoncua për herë të parë në korrik, ndërsa tani Xhisielën e përdorën si mish për top, për të shpëtuar Taulant Ballën dhe Rahman Rahjën.

Sepse të gjitha shoqatat e mbrojtjes së grave, që të hidhen në fyt po the një fjalë më tepër për një deputete femër, nuk patën guxim të belbëzojnë për këtë krim të përbindshëm.

Sepse aktivistët e të drejtave të njeriut u bukosën nga frika e përballjes me kriminelët.

Kjo pra është ajo ç’ka Xhisiela nxori në pah: stofi i një shoqërie që është dorëzuar përpara të keqes, që i ka humbur shpresat se ajo mund të luftohet sidomos kur është e veshur me pushtet, që ka bërë paqe të turpshme me mendësinë: “kur të vjen e keqja hapi derën”.

Rasti i saj, përtej dramës së rëndë personale, është tragjik, si simbol i këtij nënshtrimi të përgjithshëm.

Pikërisht kundër kësaj zbythjeje të të tërëve e solli rasti të ngrihej një nënkomisar i zakonshëm, Emiliano Nuhu, i cili vendosi ta denoncojë krimin.

Natyrisht, unë nuk e di nëse qëllimet e tij ishin idealisht të pastra, apo pragmatikisht të kalkuluara. As nuk mund të vë dorën në zjarr, nëse ai është sjellë si një polic model, apo si një njeri që i është dashur të bëjë kompromise me të vërtetën për të përfituar mbrojtje politike.

Por, pavarësisht nga këto, më duken çnjerëzore aludimet që e shohin si një njeri që do digjej nga vettingu, si të blerë me para, si militant partiak, apo si kandidat për azil në Europë.

Para së gjithash ai është njeriu që na ndriçoi për ekzistencën e një krimi të tmerrshëm.

Ai qe një nga të paktët që theu kodin e heshtjes së bashkëjetesës me të keqen. Kjo është arsyeja se pse breshëritë mbi të janë edhe më të mëdha.

Pasi ato nuk vijnë vetëm nga politikanët e prekur drejtpërdrejt. Ato shpërhapen edhe nga ajo pjesë e shoqërisë, që është mësuar me turpërimin, që ka humbur fibrën e rezistencës, që i është nënshtruar këtij përdhunimi në grup, ku askush nuk ka të drejtën të flasë dhe të reagojë për krimet e “të paprekëshmve”.

Xhisielda është pasqyra ku një pjesë e madhe e kësaj shoqërie e sheh veten të njollosur.

Prandaj nuk është çudi që ajo të urrehet në heshtje, njësoj si denoncuesi i rastit të saj po linçohet publikisht.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Keto fakte rrenqethese tregojn,se”elita shqiptare”ka nje moral te dyshimte.
    Eshte e dhimbeshme ta mendosh,por eshte shumica qe anon nga negativja.
    Shoqeria shqiptare eshte shume larg vlerave Perendimore, nuk eshte pergatitur
    te hyje ne BE,nuk e meriton te hyje ne BE,dhe duhet te behet e ndergjegjeshme
    per kete.Ne ate shoqeri ku perbaltin edhe ata pak individe kurajoze qe rrezikojn
    jeten per te thene te verteten,ka marre fund gjithshka.Zhveshja e nje populli nga
    çdo vlere morale,çon ne shperberjen kombetare.Ndoshta eshte ky qellimi final
    i degradimit moral te shqiptareve,qe te ken turp qe jan shqiptare.Me padrejtesine
    qe i eshte bere Xhisieles,eshte poshtruar çdo shqiptare,prandaj duhej te ngriheshin
    ne proteste,te pakten nje milion shqiptare,dhe te protestonin derisa ta detyronin Shtetin
    te denonte te gjith fajtoret.

  2. Analiza eshte e mire por pa dalje.Po presim ata 10 mije vetet e Bashes qe te na e hane mune.Skanadaloze dhe aspak e pranueshme ose uleritese eshte gjendja ,po kush e rruan..Basha eshte nje cope mercenar lluq dhe cun mamaje,pa inisiative dhe qefli paraje askush nuk e ndjek nga prapa se nuk ka asnje baze te tijen,Moniqa dihet qe pjerdh kot me burrin hajdut dhe pa pike respekti…kush ka ngelur idriz cami apo Shehu pijanec.Edhe pak jane zgjedhjet qe Rama i ka 98% te marra ,me pune dhe me zanat,cdo behet.,po presim te ngrejme popullinpor populli eshte vjedhur,rrahur (me mire ky shalegjati se te pakten flet me ne ben dhe ndonje pune _) dhe askush nuk beson tek opozita.Me kujtohet Fazllici qe Sala e pruri me nje telefon ne shqiperi ,tamam sikur e kishte djalin e tij.Pasojat e Ksamilit(99% eshte pushtuar nga kuksianet,tropojanet,pukjanet etj –janet) jane kudo,per teatrin le te rrije aty ku eshte ,por pushteti do vazhdoje akoma tek Rama edhe 10 vjet t e tjera,a durohet dot kjo?Vajza e gjore pa baba,pa shtet,pa asnje perkrahje ka ngecur ne rere.Nuk kemi asnje prenoncim zyrtar te Xhafes ,e presim edhe ate.Kemi ngecur ne vend pa komandant ose me nje palaco toger prapavije.

    1. Ti mut duhet të jesh pjesë e qelbësirave parazite rilindase, por meqënëse shkruan pak më shumë se ata qelbësirat e vogla që ke në brigadë, duhet të jesh brigadieri i qelbësirave të vogla që lehin me nga 10 fjali ku 8 prej tyre kanë të bëjnë me organet gjenitale.

  3. Dhe me kriminalja e me poshteruesja se si institucionet e shtetit,Policia dhe SHCBA sillen si nje organizate baze e Partise e vitit ’67 pas fjalimit programmatik te Enver Hoxhes me 6 shkurt.E turpshme dhe cinike.

  4. Per kete kush e ka fajin eshte kollaj te flasesh dhe padyshim jane te shumte ata qe kane punuar per te arritur deri ne kete pike, por fillimisht fajin e kemi vete ne. Ne nje vend tjeter, kete shkerdhate e burgosnin brenda 24 oreve bashke me babain e tij bashke me taulant ballen, ne te kunderten ne nje shoqeri me te pa civilizuar e benin kullese ose asfalt. Ne te dya rastet keto vende kane burra qe i dalin zot se mires ne jemi rast i vecant sjemi as te civilizuar qe te veme drejtesi ligjore e as te pa civilizuar qe te marim hak, por jemi popull frikacak , njerez pa moral, hileqar, interesaxhinj dhe egoist. Kjo mund te ishte motra e dikujt eshte femija e dikujt mbase dhe gruaja e dikujt, te lesh te lire ate qe e ka perdhunuar e torturuar te hece ne rruge gjithe pordhe si i forte se ka babain polic eshte cmenduri e perbashket shoqerore. Turp.

  5. Eshte ngritur nje makineri perbindeshe qe bluan gjithçka dhe ska te ngopur . Ketu bej çte duash , shko nga te duash edhe sikur ti kesh faktet me kapul (edhe te filmuara) perseri ti je nje vakt i vogel per kete perbindesh . Kjo makineri ka shkuar ne tilt disa here dhe eshte sulmuar po aq here por ne vend qe te demtohet ajo eshte ushqyer me keto sulme dhe ka marr akoma me shume energji . Dy rruge ka per mposhtjen e ketij perbindeshi : Ose duke i vene tritolin mu ne zemer dhe truri i saj te mos punoje më ose le tja leme te Madhit Zot se ai i dine vete si ti beje punet e tija . Po pse tja leme Zotit ne dore kur Ai na ka dhene mendjen te llogjikojme , zemren , syte , veshet e duart ?

  6. Plotesisht dakort me denimin e dhunes , i drejte edhe qendrimi juaj dyshues ndaj raprtit te policit Nuhu me detyren ( ne Kruje aty ku kishte nje ndertim me ose pa leje ky polici shkonte dhe ushtronte presion kur merte noj lek ikte ama aty ku nuk merte dot lek e arnonte dosjen dhe furnizonte Prokurorin me pune ) Edhe NE kete rast ka shikuar te perfitoje , perse duhet Te komunikonte neper lokale me nje te akuzuar per dhune fizike nda nje vajze te re, perse duhet Te njoftonte familjaret e djalit se do Ta arrestonte kur Prokurori nuk ishte shprehur.Me vjen mire qe ti Andi shikon me dyshim edhe qendrimin e gazetareve , per asnje rast nuk ngurruan Ta perdorin kete drame per kredoprofesionale dhe politike. Asnjehere nuk u ndalen NE faktin qe dy te rinjte Jane bashkfshatare,,Kane nje lidhje te hershme , qe njihen edhe familjet me njeritjetrin dhe nje asnje rast kjo sjellje ” vazhdimisht e dhunshme “e djalit nuk eshte vene NE dijeni familja apo Te afermit e djalitbl por njoftohet Policia , dhe per me teper nuk kerkojet mbrojtje..Shume pikpyetje ngre kjo dram shoqerore.qe na tregoi se Sa plehra ka neper zyra , Sa zhele ka NEper ekrane qe perpiqen SI e si te hedhin tym NE opinion e te dhunojne ke te mundin.Zoti I shikofte.

  7. Jo vetem shqiptaret Po dhe kilianet dhe zelandezet e moren vesh se djali i nje deputeti perdhunoi dhe masakroi nje vajze.Po ashtu te gjithe e moren vesh se ketij personi as nuk i hyri therre ne kembe vetem pse eshte djale deputeti dhe i shumices.Media gjiriz,Kryeministri,Policia,SHCBA,e te gjithe mekanizmat e shtetit ishin ne nivel.Te tjerat Jane pallavra.

  8. Sakte e qarte, por harruam shume shpejt dhe rastin e gazetares qe iu terrorizuar familja ne mes te nates nga bresheria e plumbave. Cbehet me ate rast, apo skandali ndjek skandalin dhe rendesi ka qe krimi i veshur me pushtet ta japi mesazhin e dyhur

  9. Përgëzoj Bushatin se ka kapur me ketë shkrim një skandal edhe më të madh sa ç’është skandali i dhunimit të femrave në Shqipëri.
    Deputetë e qeveritarë të rilindjes së Ramës e vetë ai, po dhunojnë cilindo oficer policie apo gazetar që denoncojnë krimin qeveritar.
    Është padyshim një dhunë barbare dhuna ndaj femrave të pa mbrojtura, por sa policë e gazetarë shqiptarë janë dhunuar e janë kërcënuar me jetë, ata e familjet e tyre nga mafia e krimit e qeveritarët ?
    Pikërisht kjo është arsyeja se pse janë shtuar e janë bërë të përditëshme skandalet e dhunës sadiste ndaj femrave. Sepse nuk guxon kush ti denoncojë ato se vihen në shënjestrën e mafies qeveritare.
    Kam bindjen se një përqindje shumë e vogël e femrave të dhunuara bëhen objekt i opinionit publik sepse pjesa dërmuese e tyre, nuk guxojnë të gjorat që të denoncojnë.
    E si mund të guxojnë ato të denoncojnë kur shohin që kryeministri e kryetari i grupit socialist të deputetëve, ulërijnë nëpër televizione jo kundër kriminelëve dhunues por kundër oficerëve të policisë. qytetarëve e gazetarëve që kanë kurajon ti denoncojnë.

  10. Po cfare skandali eshte kur keto gjera ndodhin ne te gjithe boten?! Keta mytebere te zakonshem te lapsin bashke me “zonjushen me syte blue” nuk dine te shkruajne! Problemi ne Shqiperine tone te mjere eshte qe politika ben politike me nje ngjarje te keqe qe sigurisht duhet denuar por jo nga andi,komentuesit idiote te lapsit dhe idiotet e saliut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *