• |
ide | kryesore

Motra e Meghan Markle, shfaq pendesën në media

Paparazzi, Slider


Samantha Markle ka qenë e ftuar në një emision ku ka folur për deklaratat e saj dhe është shprehur e penduar.“Në fillim mendoja se kur flisja publikisht dhe hapja zemrën, isha më e favorizuar (që e motra t`i kthente përgjigje), por kjo gjë ra në vesh të shurdhër dhe media e keqpërdori. Unë thjesht u tregova protektive ndaj babait tonë, pasi ai po injorohej me qëllim”, -është shprehur Samantha. Por intervistuesi po tregohej këmbëngulës duke theksuar faktin që ajo e kishte ofenduar publikisht të motrën. “Të gjithë ishim të lënduar që nuk u ftuam në dasmë.

Por duhet të vazhdojmë të ecim para duke menduar pozitivisht. Gjërat nuk duhet të ishin zmadhuar aq shumë, por kjo nuk do të thotë që nuk ka dashuri në këtë mes. Mendoj se janë gjëra që ndodhin në një familje kur njerëzit lëndohen. Samantha është shprehur se nuk është aspak xheloze për të motrën, por është shumë e lumtur që ajo ka gjetur princin e saj dhe është në duar të sigurta.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *