• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bllokimi i aksit Elbasan-Librazhd, banorët e fshatit Mengel përplasen me shoferin

Lajme, Të fundit



Ndërkohë që banorë dhe nxënës të fshatit Mengel kanë bllokuar aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pasi kërkojnë hapjen e shkollës në këtë fshat, ka pasur edhe nga ata qytetarë të cilët janë acaruar nga ky bllokim rruge.

Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve, ku mes të dyja këtyre palëve ka pasur edhe tentativa për konfrontim fizik. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të siguria mbarëvajtjen e protestës dhe shmangien e ndonjë konflikti të mundshëm.

Nga ana tjetër fëmijët shprehen se duan të hapet shkolla duke thënë: Le të hapet shkolla jonë. Duam mësim. Që nga nisja e sezonit të ri shkollor fëmijët nuk bëjnë mësim, për shkak se shkolla është mbyllur për t’ju nënshtruar rikonstruksionit.

https://www.youtube.com/watch?v=oPnaPp9Te7Y&feature=youtu.be



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *