• |
ide | kryesore

Publikohet filmi i realizuar për jetën e Elton John (VIDEO)

F1, Paparazzi, Slider, Stil


Traileri i parë i “Rocketman” , filmit biografik të Elton John sapo ka dalë dhe kjo është ajo që mësuam për këtë projekt kinematografik.

Legjendën e muzikës britanike do ta luajë aktori Taron Egerton i cili është i njohur për rolin e tij tek “Kingsman” ndërsa menaxherin dhe partnerin e tij do ta interpretojë Richard Madden, i njohur për rolin në “Game of Thrones”. Ky film do të debutojë për publikun në majin e vitit që vjen dhe është përshkruar nga protagonistët si histori e bazuar në një fantazi të vërtetë.Mendohet se filmi do të jetë i llojit musical ku këngë të ndryshme të Elton John do të përshkruajnë momente të rëndësishme nga jeta e tij. Pothuajse i gjithë cast-i i aktorëve ka pjesë këndimi dhe filmi do të na tregojë për fazën e hershme të karrierës së artistit, për fillimit e tij. Gjithashtu tregon dhe se si u shëndrrua jeta e tij pasi ishte në krye të klasifikimeve në të gjithë botën por dhe detaje të tjera nga jeta e një ylli rroku.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *