• |
ide | kryesore

FOTO/ Arrestohen farmacistët që u shisnin përdoruesve të drogës, qetësues për kafshët

Lajme, Të fundit



Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” janë arrestuar në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogave të forta medikament anestezik për kafshët. Në pranga ka rënë edhe një blerës 18-vjeçar ndërsa janë sekuestruar në total 30 shishe me ketaminë.

Policia thotë se specialistët për hetimin e narkotikëve në policinë e kryeqytetit, falë një pune hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i Telha Kokunja, 52 vjeç dhe Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, të dy banues në Tiranë, burrë dhe grua.

Në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogave të forta, ketaminë (medikament anestezik për kafshët). Gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:

Kamera e fshehtë/ Të rinjve u shitet nën dorë drogë që përdoret për kafshët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *