• |
ide | kryesore

Nisin “qokat” në polici, Balla jep medalje nderi për luftën ndaj drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Taulant Balla pretendon se ka arritur rezultate me luftën kundër trafikut të drogës, aq sa i lejon vetes të shpërndajë edhe certifikata nderi për punonjësit e policisë që punojnë në këtë sektor.

Ballës i ka mjaftuar vetëm operacioni “Tempulli” për të dekoruar vartësit e tij ndonëse dihet që kokat e vërteta të trafikut të drogës nuk janë prekur. Dhe jo vetëm kaq, por shumë punonjës e drejtues të rëndësishëm të Policisë së Shtetit janë pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Pas komisariatit të Rinasit, medalje nderi i është akorduar dhe sektorit për hetimin e narkotikeve në drejtorinë e Tiranës.

Drejtuesi i saj Arbër Zemani mori medalje nderi nga ministri i brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Sektori i narkotikeve në drejtorinë e policisë Tiranë ka qenë pjese e mega operacionit “Tempulli” ku u goditën linjat e shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.

Sipas rezultateve të punës nga sektori i narkotikeve vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë identifikuar 1300 posedues, e ndërsa në pranga kanë përfunduar 435 persona.



5 Comments

  1. Jim O’Brien është një nga diplomatët më me përvojë të SHBA që është marrë gjatë me Kosovën dhe Shqipërinë. Para kësaj detyre ai ishte përgjegjës për Departamentin e Sanksioneve në Departament të Shtetit, ose thënë më shqip, të njeriut që shpall listën e personave “non grata”.

  2. No shit !! Jim O’Brien ka dal nga xhepat e Sorosit. Eshte investim Sorosian si Blinkeni dhe Bideja. Ik qiu tani

    1. Dmth policia ka punuar fort per 9 muaj per evidentimin e 1300 perdoruesve per te cilet ka rekord spitali. Dhe me tej, eshte e paligjshme sa kohe perdoruesit nuk kane pergjegjesi penale.

  3. Tao tao, ministri i brendshem me qesharak i koherave. Do rezultoj nje flluske. Paska pas qejf me u be polic qe i vogel. Kjo sjellje e tij, nuk ka lidhje me rolin qe duhet te kete ministri i brendshem. Ka marre formen e Drejtorit policise, e shefit komisariatit e shefit te sektorit, e oficerit krimeve e akoma me poshte…. Vetem pistoleta ne brez i mungon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *