• |
ide | kryesore

Dorëhiqet zv.ministri i Arsimit. U akuzua për plagjaturë në punimin e doktoraturës

Lajme, Të fundit


 

Zv.ministri i Arsimit, Ervin Demo, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për plagjaturë në punimin e doktoraturës. Vendimin ai e konfirmon vetë përmes një postimi në faqen e vet në Facebook. Më poshtë reagimi i plotë.

Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime.

Sot kam ofruar dorëheqjen si zëvendësministër dhe mbetem i përkushtuar në vijimin e përpjekjes sonë të përbashkët, si qytetarë e si veprimtarë të Partisë Socialiste.

Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim.

Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka disa muaj që po përgatit fillimin e “Verifikimit të kritereve të ligjshmërisë” (VKL) për të gjithë titujt dhe gradat e akorduara nga IAL-të në vend, gjatë 10 viteve të fundit.

Nuk do të dëshiroja kurrë që në pozicionin e zëvendësministrit, të isha une vetë arsyeja për ta paragjykuar këtë element kaq të rëndësishëm të reformës sonë rrënjësore. Proçese të tilla transparente, rigoroze dhe të drejta, janë rruga e vetme për të krijuar një qasje të re në sistem për arsimin që aspirojmë dhe kontribuar në kulturën e duhur organizative në promovimin e stafeve akadamike dhe kërkuesve të rinj.

Do të jetë tejet e vështirë, po pikërisht për këtë arsye jam sot më i bindur se kurrë që vetëm nën drejtimin aktual, të Kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste që reformat jetike për vendin, do të vijojnë të ecin me vendosmëri në drejtimin e duhur.

Për mua ka qenë një privilegj të kem qenë pjesë e kabinetit Rama. Tanimë do të jem i tëri në dispozicion të veprimtarisë sime politike mes njerëzve të zakonshëm.

Shumë faleminderit dhe mirënjohje e respekt të gjithë kolegëve të kabinetit.


18 Comments

    1. Si puna e ketij duhet te japi dorheqje i tere stafi akademik i universiteteve se te tere i kane bere tezet e doktoraturave me kopime , PA PERJASHTIM.

      Po ti hysh dhe te skanosh tezat e PHDs te ketyre profesoreve tane do vini duart ne koke.. Jo vetem qe kopjojne ne menyre te trashe por dhe kur perkthejne nga gjuhe te tjera perdorin Google.Translate..
      Kam lexuar 2 teza doktorature te universitetit Kamez..O NENE OOOO NENEEE..

      kjo semundje nuk eshte vetem e PSs por e gjithe shoqerise. Pyesni pak Alibeaj , a ka kpjuar ai per tezen e tij te doktoratureeees ?? Po ta skanosh tezen e Alibeaj me programin anti plagjiature ne universitetin e Romes do te dali se me shume 72% e tere tezes eshe kopjim…

      Mos u mundoni ta ndani kete skandal ‘ intelektual ‘ ne te majte dhe te djathte.. se ne radhe te pare eshte falimentim i tere shtreses intelektuale te shqiperise..

      JEMI SHOQERI FALLCO.

      1. Dakord komplet. E takove kete Ervinin disa vite perpara per nje inisjative shkencore ne Shqiperi per studentet e ri, e gjitha me para te sjella nga jashte. Jam skandalizuar kir e takova, gjithe hallin e kishte tek leket. Ika dhe sjam marrur më me ate pune.

  1. i ben nder doreheqja, duhet te ndiqet dhe nga te tjere. Sme pelqen PS e as PD pikerisht se askush sdi te japi doreheqje edhe kur eshte e faktuar me prova qe ka bere shkelje. Nuk e njoh kete djalin qe paska qene zv minister por kjo qe ben i ben nder, dorehiqet qe te mos paragjykohet puna e tij apo nismat qe mund te marri ministria. Nqs ne nje te ardhme do dilte qe ska bere plagjature dhe vertetohet qe akuzat ndaj tij jan te rreme ose pa baza do doja te ktheheshe perseri ne pozicionin qe sapo u dorehoq. Shqiperia ka nevoje per njerez qe dine te bejn nje hap mbrapa e jo per ata qe sdorehiqen kurre

  2. Një mashtrues më pak… Po Gjilambreti çfarë po pret…..!? Apo Gjylameti një votë më pak në parlament!??!?

  3. E cfare ndodhe ,per here te pare pas disa vjetesh doli njeri qe ka vene interesin e kabinetit qeverises mbi ate personal,hallall o plak,edhe kur bere kopje kete do kesh pas ne mend me vu interesi personal mbi ate te kabinetit qeverise ,tani qe te kapen ke vene interesin e kabinetit mbi ate personal ,si nuk mbaruan palocot ne kete vend.

    1. E kapen me “presh” ne dore se te qe per kete nuk do kishte dhene doreheqje…Leje interesin personal se nuk mbushke…

  4. E cfare ndodhe ,per here te pare pas disa vjetesh doli njeri qe ka vene interesin e kabinetit qeverises mbi ate personal,hallall o plak,edhe kur bere kopje kete do kesh pas ne mend me vu interesi personal mbi ate te kabinetit qeverise ,tani qe te kapen ke vene interesin e kabinetit mbi ate personal ,si nuk mbaruan palocot ne kete vend.

  5. Dhe turpi nuk ka fund. Dhe palacolliku është kthyer ne norme. O fytyrë e felliqme clidhje ka baltosja me kapjen në flagrancë për plagjiature? Ne vend qe te rrish urtë bo ene poca. Ty jo me baltë po m.. duhet me te gjujt dhe ta quash parfumosje e llojit versace etj….. e di që e kam menderos me fjalorin por këta të bëjnë të dalësh nga vetja.

  6. Ervin o legen , thuaje troc qe e ke fund e krye plagjiature
    Ca niveli jeni mer…

    Mbete tere kohes u u lepi o sharlatan

    Ti ske pike integriteti. Jep gjoja doreheqjen, Titullin duhet heq. Bashke me ate fytyrekurven Gjylametin

    rrace ordinere

  7. Oooooooo is zvminister ke bere vjedhje e mos na u hiq si hero.Te ishte ne doren tende nuk e jepje dorheqjen ti jo.

  8. Doreheqja eshte pozitive si veprim.
    E cuditshmja tek ky person jane elozhet per Ramen…Nuk harrohen debatet e tij me Cilin per universitetet private.Ka qene zv.rektor dhe kundershtar i “eger” per reformen Rama ne arsim. Sot per Ramen flet si vizionar…!Cudi si te ndryshon posti !
    PS. Ne restorantin e tij vertet gatuajne “mire”…i njef guzhinat mire…

    1. Po ky e beri doktoraturen ne kohen e Sales, U be zv. Dekan ne kohen e Sales. Servil i Dhori Kules. E beri mut fare Ramen para zgjedhjeve.
      E luftoi si i cmendur reformen ne Arsim . Kuuuuur paf e ndryshoi pllaken dhe kampin politik … u be zv. minister.. Kurse tani i lepin bythen Rames me elozhe .

      Cfare jane keta serevila mer jahu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *